Author: BILD

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është nder që në mesin e dida figurave të spikatura nga Tirana për këtë çmim, është dhe Ali Ahmeti, duke vlerësuar kontributin e tij në luftë dhe në paqe. “Nder që sot të shpallim Qytetar Nderi Ali Ahmetin, duke e ditur që Tirana i ka zgjedhur me pikatore këto figura, janë të paktë por me vlerë. Nuk është vetëm Tirana që nderon sot Ali Ahmetin, burrin që ka shqiptarinë mision,…

Read More

Kundër-protestuesit “sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, herët të mërkurën dhe aktivistët u përplasën me forcat policore që shkatërruan tendat e tyre në Universitetin “Viskonsin-Madison”, në Medison, pjesë e përshkallëzimit të dhunës në disa universitete amerikane lidhur me luftën në Gazë. 15 persona mbetën të plagosur gjatë përplasjeve në Univeristetin e Kalifornisë, mes të cilëve një person që u shtrua në spital, tha Presidenti i Universitetit të Kalifornisë. Ndërkohë, të martën në mbrëmje, policia e Nju Jorkut hyri në Universitetin ‘Columbia’ pasi universiteti kërkoi ndihmë. Ata larguan një kamp…

Read More

Grupi punues i Rishikimit Universal Periodik (RUP) i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot në takimin në Gjenevë, për herë të katërt do t’i shqyrtojë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohet nga grupi punues i RUP-së gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prilli deri më 10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë i RUP-së për Maqedoninë e Veriut u mbajtën përkatësisht në maj 2009, janar 2014 dhe…

Read More

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare evropiane për klube. Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku kater ekipe të forta synojnë finalen. The final four 🤩#UEL pic.twitter.com/iRGIgl1b8h— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 29, 2024 Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico, ku Roma është nikoqire e kampionit të sivjetmë gjerman, Bayer Leverkusen. Në ndeshjen tjetër të ditës,…

Read More

Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin. Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave. Në lajmin më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org përfitimet e mëdha që mbart lëkura e patates, mënyrat e përdorimit të saj si dhe përse nuk duhet ta hidhni kurrë. Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen…

Read More

Sheqeri është tashmë armiku kryesor i të ushqyerit të shëndetshëm, pasi është i pranishëm pothuajse në të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse dikush e ka të vështirë ta heqë plotësisht atë nga dieta e tij. Për ata që e bëjnë megjithatë, përfitimet janë mbresëlënëse dhe shfaqen pothuajse menjëherë! Këtu janë tre gjëra që do t’ju ndodhin nëse reduktoni në mënyrë drastike sheqerin: Do të përmirësoni shëndetin e zemrës Sheqeri nuk rëndon vetëm në peshore, por është i rrezikshëm edhe për zemrën. Sipas të dhënave shkencore të disponueshme, rritja e konsumit të sheqerit lidhet me një shans më të…

Read More

Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqirit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën. Përveç frutit që është i mrekullueshëm, edhe bërthamat e tij janë tepër të dobishme. Ato, siç transmeton mapo, mund të përdoren për të ngrënë (të pjekura), por edhe mund të përgatiten si çaj. Merrni 1 lugë gjelle me bërthama shalqiri të bluara. Shtoni mbi to 1 filxhan çaji me ujë të vluar mirë. Lërini të mbuluara me kapak për 10 – 15 minuta. Kullojeni këtë çaj dhe pini nga 1 filxhan në ditë. Kjo do të ndihmojë për të shkrirë gurët në veshka madje edhe për…

Read More

Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të zbatohet regjistrimi i nxënësve në klasë të parë. Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse mbush gjashtë vjeç deri më 31 janar të vitit ardhshëm, pas një kërkese të mëparshme të prindit, gjegjësisht kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë. Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku banon ose qëndron përgjithmonë.…

Read More

Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj. Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera. Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë lirimin e pengjeve që Hamasi mban në Gazë dhe tha se e vetmja pengesë për të realizuar këtë “është Hamasi”. Në një takim me presidentin izraelit, Isaac Herzog në Tel Aviv, Blinken tha se “koha është tani” për të vepruar lidhur me propozimin për armëpushim. Zyrtari amerikan u takua gjithashtu me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i bëri thirrje për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë. “Ndërsa vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet e vendosura për…

Read More