Author: BILD

Arben Taravari s’bashku me Bekim Qokun kanë dështuar në një tubim të “zhvilluar” në Strugë. Sipas një fotografie në shpërndarë në rrjetet sociale Taravarit nuk i kanë ndihmuar as funksionarët e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas fotografisë në këtë tubim Taravarin e kanë shoqëruar dy deputetët e VV-së Armend Muja dhe Mefail Bajqonovci po edhe Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha po edhe analisti Sadri Ramabaja. Por ardhja e musafirëve nga Kosova nuk e ka ndihmuar Taravarin, që s’bashku me qokun “shokët” i aknë pritur në sallë gjysmë të zbrazur.

Read More

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Fronti Europian është bashkim afatgjatë në të cilin ushtrohet demokracia e mirëfilltë dhe është e do të mbetet zgjedhja e vetme e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut do e çojë drejt Bashkimit Europian. Këto që i ndrisin pas 22 viteve dhe na e kujtojnë tribunalin ose nuk e dinë drejtësinë, ose hiqen sikur nuk e dinë. Amnistia është shpallur për të gjitha palët në luftime, jemi të amnistuar të dyja ushtritë, edhe…

Read More

Berat Aslani një nga shqiptarët e shumtë që jeton dhe vepron në mërgim përmes një statusi në rrjetet soxiale ka shkruar për zgjedhjet e 8 majit që do të mbahen në RMV. Aslani ka thënë se duke parë ndodhitë e fundit, ka vendosur të mbështet Frontin Ruropian. Ai ka thënë se me këtë shkrim të tij, mund të hidhërohet opozita, por shton se pa Ali Ahmetin, nuk ka Qeveri. Përfundon shkrimin duke thënē sr nga mërgata për Frontin po vijnë edhe mbi 100 vota të tjera.

Read More

Agjencia suedeze e lajmeve TT bën të ditur se kushdo që përpiqet të sjellë një flamur palestinez ose një tabelë me një mesazh politik në hyrje të “Malmo Arena” gjatë Festivalit të Këngës në Eurovision, do të ndalohet nga rojet. Njoftimi u bë mes tensioneve të rritura rreth pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin muzikor. Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmo për të rritur ndërgjegjësimin për luftën në Gaza. Michelle Roverelli, kreu i komunikimit për Unionin Evropian të Transmetuesve, i cili organizon konkursin, tha se audienca lejohej të sillte dhe shfaqte vetëm flamuj që përfaqësonin vendet pjesëmarrëse…

Read More

ZGJEDHJET PARLAMENTARE Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta, është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë partinë fituese te komuniteti shqiptar. Në një deklaratë të dhënë për media pas një debati të organizuar për temën e nacionalizmin në shtetet multietnike, Osmani tha se, VMRO mund ta ftojë VLEN-in të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë. “Zotëri Mickoski VLEN-in mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN-i thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit…

Read More

ZGJEDHJET PARLAMENTARE Kryeministri teknik Talat Xhaferi deklaroi sot se, shqiptarët janë të gatshëm për një kryeministër për të gjithë. Duke folur në cilësi të përfaqësuesit të Frontit Evropian, Xhaferi tha se kryeministri për të gjithë duhet të jetë pro rrugës evropiane të vendit dhe të punpjë me përkushtim për integrimin e vendit në bashkimin evropian, zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2024 dhe hapjen e kapitujve të negociatave. “Një kryeministër që do të praktikojë qeverisje të mirë që karakterizohet me transparencë, pjesëmarrje, efikasitet, përgjegjshmëri, llogaridhënie, barazi, konsensus dhe kohezion. Do të kujdeset për sundimin e ligjit dhe së drejtës, do…

Read More

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, një numër i madh vëzhguesish, përkthyesish dhe gazetarësh të huaj janë të akredituar për të monitoruar procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një total prej 1078 vëzhguesish vendorë janë të akredituar për të mbikëqyrur zgjedhjet, me organizatat vendase “VAKE UP” dhe Fondacioni Rom për Demokraci duke zënë vendin e parë me numrin më të madh të vëzhguesve të akredituar. Në anën tjetër, misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, ndërsa Asambleja Parlamentare…

Read More

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në një status në facebook, ka bërë thirrje për një grumbullim masiv në Tetovë, ku pritet të mblidhen dhjetëra mijëra njerëz në shenjë mbështetjeje për integrimin europian të vendit. Ngjarja, e cila do të zhvillohet nesër, do të shënojë një moment historik për rajonin, ku bashkë me këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri, do të nderohet dëshmori Mujdin Aliu dhe do të shpallet një fitore simbolike europiane. Nga Struga deri në Likovë, të gjithë janë të ftuar të bashkohen në këtë ngjarje të madhe, e cila jo vetëm që do të vulosë aspiratat europiane të vendit, por edhe…

Read More

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për zgjedhore parlamentare ka qëndruar edhe në Shipkovicë. Para qytetarëve, Ahmeti tha se banorët e Shipkovicës e kanë ndarë bukën dhe kripën me UÇK-në. Në vazhdim ju sjellim fjalimin e kryetarit të BDI, z. Ali Ahmeti: Bukë, e kripë, e zemër, Shipkovica i ka nda me ne, me UÇK. Shipkovica u bë metropol i diplomacisë. Përfaqësuesi i NATO më tha se kishte vizituar dy qendra dhe kjo është e treta, kishte qenë në Beograd pastaj në Prishtinë dhe në Shipkovicë, ai e tha nuk e thash…

Read More

Ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni e paralajmëruan me bujë të madhe opozitarët shqiptarë të cilët para zgjedhjeve të 24 prillit thanë se do të jenë në koalicion me partinë e kryeministrit Kurti. E si figurë të Vetëvendosjes në RMV, e paraqiten këshilltarin e kryeministrit Kurti, Bekim Qoku. Ai merrte pjesë në të gjitha aktivitetet parazgjedhore të VLEN-it, për më tepër ju besua numri 2 në zonën 6, të cilës edhe nuk i përket, por me të dalë rezultatet e 24 prillit dhe disfatës së thellë që “VLEN” përjetoi në zonën 5, respektivisht në Ohër dhe Strugë nga vjen Qoku,…

Read More