Author: BILD

Së pari, Fronti Evropian, në radhë të parë është bashkim i forcave politike progresiste… dhe nuk është bashkim i forcave si qëllim në vetvete dhe as për vetvete, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut Së dyti, Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të gjithë subjektet politike që i’u kanë bashkuar janë një vazhdimësi më shumë se opsion politik! Ky bashkim i forcave, në një Front të Përbashkët, është proces për rreshtim afatgjatë në koalicionet me botën e lirë perëndimore. Ndaj dhe për shqiptarët, kjo është kauzë e kamotshme…! Së treti, për…

Read More

Mjeku i njohur, Dr. Ilir Hasani, njëherit kandidat për deputet i Frontit Evropian, në Njësinë zgjedhore 1, sot ka dhënë një intervistë ekskluzive për Televizionin prestigjioz Top Chanel. Në deklaratën e tij, Hasani u shpreh i bidnur se “Fronti Europian” sipas të gjitha analizave do të marrë më shumë se 20 deputet. Dr. Iliri në këtë intervistë dërgon disa mesazhe domethënëse për popullin shqiptar që jeton në RMV. Në vazhdim ju ftojmë ta ndinji intervistën integrale të Dr. Ilir Hasanit

Read More

Takimi mes Arben Taravarit dhe Mickoskit i ka dhënë pasojat e para kundër partive opozitare. Aktivist të zjartë të këtij koalicioni kanë paralajmëruar se nuk janë më pjesë dhe nuk e mbështesin opozitën shqiptare. Tefik Rexha, profili i të cilit ishte i mbushur me fotografi dhe pankarta të opoiztës ka paralajmëruar se pas këtij veprimi s’bashku me familjen e vetë 12 anëtarëshe nuk do ta mbështes më opozitën. “Prej sot, un me familjen teme 12 anëtarëshe nuk jam VLEN! Marre ju koftë!”, ka shkruar Rexha

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ai ka komentuar takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. Thaçi ka thënë se tashmë shqiptarët nuk e kanë asnjë dobi nga koalicioni VLEN. “Ky takim shfrytëzohet nga ai që t’i mbrojë votat pasnesër, sepse votat i ka fituar me retorikë kundër shqiptarëve. Ndërkaq Arbeni dëshiron që me këtë takim t’i mbajë votuesit e tij sepse pas humbjet në zgjedhjet presidenciale ata rrezikojnë të kenë rezultat shumë të keq në zgjedhjet parlamentare”.…

Read More

Bujar Osmnai nga Fronti Europian I ftuar në emsionin Klan Debat në Klan Maqedonia ka shprehur mendimet e tij rreth situatës politike aktuale. Ai ka vlerësuar se, pavarësisht nga aspektet pozitive dhe negative të zhvillimeve të fundit, është thelbësore që votuesit të jenë të informuar mirë para zgjedhjeve. Osmani ka theksuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve dhe ka akuzuar përpjekjet për të dëmtuar Marrëveshjen e Ohrit nga ana e VLEN-it në bashkëpunim me Mickovskin. Ai ka shprehur besimin se qëllimi i këtyre veprimeve është të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale, duke…

Read More

Ish komandanti i forcave të sigurisë së Maqedonisë gjatë luftës së vitit 2001, Stojançe Angellov përmes “Facebook” ka bërë thirrje deri tek të gjithë maqedonasit që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të mbështesin VMRO-në me të vetmin qëllim, që BDI-ja të mbetet në opozitë dhe 23 vite pas luftës të miratohet ligji i “branitellave” që do të zgjidhë problemin dëmshpërblimit të familjeve të tyre. Në apelin e tij, Angellov thotë se maqedonasit duhet ta votojnë VMRO-në që e njëjta ta dërgojë në opozitë partinë e dalë nga UÇK-ja, BDI-në. “23 vite pas luftës ju ftoj të japim gjithçka nga…

Read More

Vazhdojnë reagimet kundër takimit Taravari-Mickoski. I rradhës që ka reaguar është analisti nga Shkupi, Gazmend Ajdini. Përmes “Facebook”, Ajdini në formë të pyetjes ka thënë se në çfarë niveli dëshpërimi duhet të jetë njeriu që të krenohet se është takuar me një person që është kundër çdo gjëje që ke thënë. Sipas Ajdinit, këtë e dinë më së miri neurologu, duke aluduar këtu në Taravarin që është vet neurolog.

Read More

Ish komandanti i Brigadës Naim Alili nga Ushtria Çlirimtare, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook” pas fotografisë mes Taravarit dhe Mickoskit. Alili ka thënë se populli jonë në çdo periudhë është përballur me tradhëtinë, por gjithmonë ka ditur që tradhëtarëve t’ua jep goditjen e merituar. Ka folur për “servilizmin” e opozitës shqiptare dhe afërsinë e tyre me Mickoskin dhe VMRO-në antishqiptare e antieuropiane, sipas tij, ky është servilizimin turpërues për t’u bërë bashkë në pushtet me ta pa lejen e popullit. Thotë se e ka pritur një gjë të tillë por është nevrikosur tejmase me servilizmin e…

Read More

Analisti politik nga Kosova, Valon Syla ka reaguar ashpër pas takimit dhe fotografisë mes Mickoskit dhe Arben Taravarit. Sipas Sylës, vota “për” VLEN-in sipas Sylës tashmë votë anti-shqiptare. Taravarin Syla e ka krahasuar me ish kryeministrin Abazeviq. “Zoti e marroftë”, ka shkruar në fund të shkrimit në “Facebook”, Valon Syla. “A po del Taravari, si Abazoviqi 2.0. Te kqyrim mbeshtetjen e shqiptarëve. Vota ndaj tij tashmë ashiqare eshtë anti- shqiptare. Zoti e marroftë!”, ka shkruar Syla.

Read More

Kundër takimit Mickoski – Taravari ka dalë edhe analisti nga Kosova, Dibran Hoxha që në debatet e përditshme që janë zhvilluar në televizione të ndryshme ka mbajtur anën e Taravarit dhe opozitës shqiptare. Nga takimi dhe lëvizja e Taravarit ka mbetur edhe ai i habitur. “Më habitë lëvizja e Taravarit! Shpresoj pa koordinim!”, ka shkruar Hoxha! Më habitë lëvizja e Taravarit! Shpresoj pa koordinim!😉Posted by Dibran Hoxha on Monday, May 6, 2024

Read More