Author: BILD

Në lagjen Aktash, situata është bërë veçanërisht problematike pasi disa rrugë janë bërë të pakalueshme. Një nga zonat më të prekura është rruga “Ali Pashë Tepelena,” e cila është shndërruar në një “lumë” për shkak të sasisë së madhe të ujit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë përmbytet gjatë reshjeve intensive. Situatë e ngjashme është edhe në rrugën A”, e cila është duke u ndërtuar, por reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugës. Po ashtu, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se situata është e vështirë nga vërshimet edhe në lagjen Emshir. Instituti Hidrometeorologjik…

Read More

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit. Televizioni shtetëror i Iranit raportoi më 20 maj se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq. Kabineti i Raisit është duke e mbajtur një takim emergjent, sipas mediave shtetërore, transmeton REL. Ligji iranian thekson se, nëse vdes presidenti, atëherë pushteti i kalohet zëvendëspresidentit të parë. Një këshill, i përbërë nga kryetari i Parlamentit, kryetari i Gjyqësorit dhe nga zëvendëspresidenti i parë, duhet ta organizojë emërimin e presidentit të…

Read More

Selami: Taravari ndryshoi çdo deklaratë dhe theu çdo premtim të dhënëIsh Kryetari i komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe i emëruar ambasador i vendit në Hungari, Ilmi Selami, ka komentuar në rrjetet sociale shumë nga premtimet e dhëna publike të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, kandidati opozitar për president në zgjedhjet e 24 prillit. “Partitë e ish LEN-it “janë derivate të BDI-së” dhe hop bashkë me derivatet! Nuk jam i interesuar për kandidaturë për president dhe hop, kandidat! Si të humbi me një votë më pak, jap dorëheqje dhe hop, ska dorëheqje! S’ka qeveri pa kushtin për ndryshime…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila bën pjesë në “Frontin Europian”, në “Facebook”, ka publikuar disa dëshmi për siç thotë ai, inzhineringun zgjedhor, pas vendimit skandaloz që morri KSHZ-ja për ri-votim. Sipas Shaqirit, përmendja e BDI-së në porositë e VMRO-së e bën të qartë frikën që ato realisht kanë nga “Fronti Europian”. Në fund, Shaqiri ka bërë apel për të gjithë struganët që mos binë pre e këtyre manipulimeve, dhe ka ftuar të gjithë ata që votojnë në këtë vendvotim të dalin dhe të votojnë “Frontin Europian”. “Kjo thirrje…

Read More

“Ne do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë që është në proces të formimit. Prandaj, nuk do të paragjykoja asnjë pasojë këtu, por, natyrisht, do të shpresonim dhe do t’i inkurajonim liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë nënsekretarja për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, në një bisedë për SDK-në. Allen thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe se janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka përdorur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut…

Read More

Një sukses i jashtëzakonshëm për vashat e KHF ÇAIRI. Të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisësë Veriut në hendboll, për vajza pasi në gjysmëfinale mundën rivalin e qytetit, KHF Vardari me rezultat 32:28. Klubi i hendbollit të femrave Çair do të luaj në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër ekipit të Gjorçe Petrovit në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në palestrën “Boris Trajkovski në Shkup. Në gjysmëfinale skuadra eë trajnerit Basri Latifi mundi me rezultat të sigurt ekipin e Vardarit 32-28 . Vashat e Çairit të…

Read More

Pasi Arben Taravari nga VLEN akuzoi Gjykatën Administrative se po ushtron presion ndaj gjykatësve në lidhje me vendimin e KSHZ-së, për rivotim në disa vendvotime, ka reaguar kryetari i gjykatës, Burim Sejdini, duke e mohuar këtë, që siç tha, janë të pavërteta dhe shpifje, përcjell TV21. “Ka të bëjë me prononcimet publike të zotëri Taravarit se disponon me informata se unë kryetari i Gjykatës Administrative bëjë presion mbi gjykatësit që me shumë përgjegjësi i vlerësoj si të pavërteta këto informata, shpifje dhe insuinime klasike. Nuk frikësohem, mbaj përgjegjësi për punën time edhe pas 15 qershorit ”, tha Burim Sejdini. /TV21

Read More

Spinaqi, i njohur për vlerat e tij ushqyese, mund të sjellë edhe disa sfida për shëndetin e njeriut, sipas studimeve të fundit. Shkencëtarët kanë zbuluar se përmbajtja e oksalatit në spinaq dhe disa barishte të tjera mund të kontribuojë në formimin e gurëve në veshka dhe të pengojë përthithjen e mineraleve të rëndësishme si kalçiumi. Oksalati, një kripë natyrale që gjendet në disa bimë dhe prodhohet nga trupi, mund të lidhet me mineralet dhe të dalë përmes rrugëve urinare. Megjithatë, në sasi të mëdha, ai mund të formojë kristale që janë të dëmshme për organizmin. Problemi përkeqësohet kur konsumi i…

Read More

Në një sezon të mbushur me emocione dhe performanca të jashtëzakonshme, Cole Palmer ka arritur të dallohet si një nga talentet më premtuese të futbollit anglez. Pas një fushate të shkëlqyer me Chelsea, ku shënoi 22 gola dhe realizoi dhjetë asistime, Palmer është shpallur Lojtari i Ri i Sezonit në Premier League për edicionin 2023/24. Duke u bashkuar me Chelsean gjatë verës së kaluar nga akademia e Manchester City, Palmer ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të ndikuar në lojë dhe ka kontribuar në mënyrë vendimtare në pozicionin e gjashtë të skuadrës në tabelën e ligës. Me këtë performancë,…

Read More

Në një zhvillim të ri që ka rritur tensionet në rajonin e Gazës, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë përfshirë në përleshje të ashpra me luftëtarët e Hamasit në rrugicat e ngushta të Jabalia. Ky angazhim vjen pas një sulmi të mëparshëm të Hamasit që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve në Izrael dhe pas një operacioni të madh të pastrimit të zonës nga IDF. Situata në Rafah, në jug të Gazës, është bërë edhe më e tensionuar, me raporte të qindra mijëra njerëzve që ikin nga luftimet e intensifikuara. Zëdhënësi i zyrës humanitare të OKB-së në Gjenevë, Jens Laerke,…

Read More