Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rrëmbimi i 3 efektivëve, Kurti: Kam telefonuar Escobar dhe Hovenier, do t’i takoj sot
    RAJON

    Rrëmbimi i 3 efektivëve, Kurti: Kam telefonuar Escobar dhe Hovenier, do t’i takoj sot

    15/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Pas rrëmbimit të 3 efektivëve të Policisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë dalë në një konferencë për mediat.

    I pyetur se a ka pasur komunikim me ndërkombëtarët, Kurti u shpreh se ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të DASH për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.

    “Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special Escobar dhe me Hovenier me të cilët folëm për sigurinë dhe u kam thënë që KFOR të më sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mirëpo asnjë informacion! Ne kemi shkuar në mbledhje me informacionet e Republikës së Kosovës që qartazi janë të vërteta.

    Nuk bëhet fjalë për arrestim të policëve, është cenim i integritetit territorial, akt agresioni dhe natyrisht jemi në kontakt me ta, do t’i takoj dhe sot gjatë ditës dhe me Jetish Jasharin jemi në kontakt për vizitë në burgjet ku po mbahen policët tanë. Për hollësi të tjera operacionale ministri është më shumë se unë në dijeni, bëhet fjalë për rrëmbim të policëve përtej atij hendeku të prerë të rrugës dhe dërgim i tyrë në Serbi”, deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës.

    E për provat që dëshmojnë rrëmbimin e policëve nga trupa serbe, Kurti thekson se i ka ndarë dhe me KFOR-in.

    “Të gjitha këto i ka edhe KFOR, ne i ndajmë informatat me partnerët tanë, mirëpo heshtja e tyre nuk i kontribuon as hetimit e as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje të mos kemi deklaratë zyrtare. Është Komandanti i Përgjithshëm i cili për çdo deklaratë e përmend rezolutën, kjo pyetje duhet t’i bëhet atij ndërkaq ne si institucione të Kosovës ne e konsiderojmë ligjin në fuqi si e drejtë dhe përgjegjësi e jona”, u shpreh ai./tvklan.al

    Previous ArticleNë Strugë fillon forumi i Prespës për dialog “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”
    Next Article Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.