Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama, shpëton Kurtin?!
    RAJON

    Rama, shpëton Kurtin?!

    12/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Pas ultimatumit të çuditshëm që dyshja euro-amerikane Llajçak-Eskobar ia lanë në Prishtinë Kurtit, shumëkush pyeste se çka do të bëjë kryeministri i Kosovës.

    Të tërhiqet, do të dukej si palaço, tha një analist kosovar, të mos tërhiqet nga qëndrimet e tij, do t’i shkaktonte dëm Kosovës. Asnjëra zgjedhje e mirë. Kishte ca që thoshin, se pritni, do të dalë ndonjë zgjidhje në momentin e fundit…

    Për çudi, një ditë para skadimit të ultimatumit, për të cilin vetë Kurti tha se nuk i ka dhënë askush(ai si duket nuk dëgjon deklaratat që i japin Eskobar dhe Llajçak pasi dalin nga zyra e tij, ose shtiret!), vjen një draft-statut për asociacionin nga Edi Rama! Hartuar nga ekspertë eminentë evro-amerikanë! Dhe konfuzion i ri. Një propozim për dalje nga kriza e veriut, apo ndërlikim i ri?

    Vetë kursyeshmëria e Ramës për të mos ndarë shumë informacione me publikun,as për përmbajtjen (është konfidencial!, tha), as për atë se a është konsultuar me Kurtin, supozimet dhe teoritë konspiraive marrin krah.

    Një mundësi është që Kurti ta ketë autorizuar Ramën që të dalë me një propozim,që të mos dalë vetë ai, sepse kjo do të ishte një “reterim” nga pozicionet e forta, lëvizja prej të cilave do të ishte tronditje e re për ithtarët e tij të indoktrinuar me madhështinë e tij.

    E dyta, mund të jetë një përpjekje krye në vete e Ramës për të ofruar ndihmë, për t’ia lehtësuar Kurtit. Sepse,çdo propozim që mund të vijë nga Tirana për asociacionin, është më i mirë se ai nga Beogradi. Dihet se “modeli kroat” i Kurtit,nuk ka hasur në përkrahje nga Eskobar dhe Llajçak, pra, duhet një propozim as serb, as kosovar. Ky i Ramës, shqiptar, vëllazëror, duhet të jetë diku në mes.

    Edhe pse dikush e mendon, por është më pak e besueshme që draft-statutin t’ia ketë porositur “miku Vuçiq”! Por, konfuzioni mbetet,sepse Mimoza Kusari-Lila e LVV-së, haptas tha se Kosova nuk ka nevojë për një shpëtimtar! Aq më tepër që Rama nuk është konsultuar me Kosovën. Dhe të jetë komenti edhe më ironik, tha se drafti është nisur gabimisht për Gjermani e Francë për ta parë Sholci e Makroni, sepse ajo çështje i përket Kosovës! Ndonëse kështu nuk mendon ambasadori britanik, Abot, që thotë se Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e vendeve mike… Shqipëria konsiderohet natyrshëm një vend mik.
    Sidoqë të jetë, vonesa dhe ikja prej obligimeve dhe disa veprime të pakoordinuara me aleatët e deritashëm (tash e tutje, kushedi a do të jenë më!), janë njëri ndër shkaktarët e kësaj ëndrre të keqe që po e përjeton Kosova. Kam frikë se është pikërisht si ajo ëndrra e gomarit që mendonte se është në ëndërr gjersa e hante ujku!

    (Nga kolumna e Daut Dautit në gazetën “Koha”.

    Kolumna e plotë: https://www.koha.mk/pasha-kohen/?fbclid=IwAR1YxzQYLHsuwvodgAevN0EOujxvR-nDuBEcIv09NrebQT_pyjpVZG5yO64)

    Previous ArticleVlera Gjakova: Ka tunel nëntokësor prej Shkupit deri në Bondsteel
    Next Article “Vdiq Silvio Berlusconi”, prezantuesja shpërthen në lot kur jep lajmin për ish-kryeministrin italian

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.