Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ambasadori Geer: Bëni hapin e radhës për në BE, ndryshoni Kushtetutën
    MAQEDONI

    Ambasadori Geer: Bëni hapin e radhës për në BE, ndryshoni Kushtetutën

    23/05/2023
    Facebook Twitter Email

    “Maqedonia e Veriut duhet të bëjë hapin e radhës drejt integrimeve evropiane, që është ndryshimi i Kushtetutës, duke përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj”, ka thënë ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë hapin e radhës drejt integrimeve evropiane, që është ndryshimi i Kushtetutës, duke përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.Ndryshimet kushtetuese parashihen në Marrëveshjen me Bullgarisë për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike andaj edhe është kusht për vazhdimin e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

    Ambasadori i BE-së tha më 22 maj se Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment shumë të veçantë të historisë, pasi sipas tij, procesi i zgjerimit është vendosur si prioritet kryesor në agjendën e BE-së, që do të thotë se gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt.“Maqedonia e Veriut mund ta shfrytëzojë atë mundësi, për të qenë në gjendje të ecë përpara dhe hapi tjetër që duhet bërë është ndryshimi i Kushtetutës”, tha Geer gjatë një vizite në qytetin e Ohrit, shkruan REL.

    Ai theksoi se Shkupi ka hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, por kjo rrugë mund të vazhdohet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

    “Kuptohet se po flasim për një vendim sovran që duhet të merret nga vendi juaj. Mirëpo, po flasim për një vendim thelbësor për të ecur përpara”, tha ambasadori Geer.

    Ai përmendi edhe nevojën për reforma, që sipas ambasadorit të bllokut evropian, janë kyçe për dinamizimin e procesit të integrimit evropian.

    “Sa më shpejt të zbatohen reformat, aq më e shpejtë do të jetë hyrja e vendit në BE”, u shpreh Geer.

    Në mars 2020, Bashkimi Evropian vendosi që të fillonte negociatat me Maqedoninë Veriut , por ky proces u bllokua nga Bullgaria duke kushtëzuar mbështetjen e saj me zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve. Bullgaria hoqi veton në vitin 2022 pas arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e Francës.

    Por, ndryshimet kushtetuese tani kundërshtohen nga opozita maqedonase. VMRO DPMNE ka thënë se Brukseli duhet të japë garanci se Sofja nuk do të paraqesë kushtëzime tjera në procesin e mëtejmë të integrimit evropian të vendit.

    Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me votat e 80 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Shumica parlamentare ka 74 deputetë.

    Previous ArticleMe Bashën PD ishte e bashkuar, ajo duhet të forcohet, dhe ja kush nuk duhet e as nuk mund t’i bashkohet më asaj?!
    Next Article MPB-ja njofton: 196 gjoba në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.