Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Policia e Kosovës gati për betimin e kryetarëve të komunave veriore
    RAJON

    Policia e Kosovës gati për betimin e kryetarëve të komunave veriore

    18/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Më 19 maj në komunën e Mitrovicës veriore, do të bëhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit komunal ku do ta bënë betimin kryetari i kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    E për të gjitha përgatitjet për këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare, sipas tij, edhe siguria është në nivel.

    “Jemi në finalizim të kryerjës së detyrës për inaugurimin e kryetarit z,Erden Atiq edhe sot e kemi konsultimin me kryetarin për finalizimin dhe mbledhjen solemne që do të bëhet me 19 maj në orën 11:00, jemi në dijeni për qato rastet që mund të ndodh diçka eskalime, por ne jemi të përgatitur”, tha ai.

    Që procesi në ditën e betimit të kryetarit Erden Atiq, do të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka marrë edhe Policia e Kosovës në veri.

    “Në aspektin e sigurisë, policia është e përgatitur plotësisht që inaugurimi të shkon në mënyrë të rregullt, jemi të përgatitur për të gjitha situatat planifikim policorë e kërkon një gjë të tillë, situata mund të them që tani është e qetë por e brishtë dhe ta shohim si do të shkon në ditët në vijim, cfarëdo situata që do të kemi policia është e përgatitur për të gjitha”, tha Veton Elshani zv.drejtor i drejorisë së policisë, Mitrovica e veriut.

    Sipas gazetarit nga veriu, Branislav Krtiq, nuk ka asnjë agjent serb në veri. Ai mendon se situata do të vazhdojë të mbetët e qetë.

    “Besoj nuk do të kemi ndonjë incident serbet nëse 100% kanë bojkotuar zgjedhjet duhet me vazdhu në atë drejtim në qoftë se pushteti nga Prishtina insiston, me instalua pushtetin e ri nëpër komunat pse jo, asnjë pjesëtar i Serbisë nuk është në veri, në barrikada ka pas shumë njerëz të ndryshëm, me fytyra jo të ngjashme nuk kemi askënd nga Serbia”, tha ai.

    E për situatën e sigurisë komuna e Mitrovicës së veriut po koordinohet me KFOR-in.

    “Mitrovica në fërkimet që kanë ndodhur, i ka specifikat e veta, po ka koordinim janë edhe masat e sigurisë, edhe kemi kontakte të përditshme edhe me organet relevante, edhe me KFOR-in”, tha Skender Sadiku- Zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.

    Se KFOR është në koordinim me policinë, këtë e pa vetë RTV21 në momentin e ardhjes së komandantit të KFOR, Angelo Michele Ristuccia në stacionin e policisë së Mitrovicës së veriut, i cili u takua me zv,drejtorin Veton Elshani.

    Qytetarët thonë se nuk presin diçka nga zgjedhje e kryetarëve. Njëri nga ata tha se se shtëpitë e pjesëtarëve të strukturave paralele janë të mbushura me armë.

    “Ishalla ja shohim hajrin ktyne, kryetarëve të rinj, por problem kanë me pas sepse këta nuk flejnë kurrë, këta pa e bo naj hallakamë nuk e lojnë, ata nuk flejnë, ska shtëpi që nuk janë të armatosour”./21Media

    Previous ArticleMblidhet Komisioni, shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur
    Next Article Pavel: Çekia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.