Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Lajçak dëgjon qëndrimin e opozitës lidhur me propozimin evropian
    RAJON

    Lajçak dëgjon qëndrimin e opozitës lidhur me propozimin evropian

    10/03/2023
    Facebook Twitter Email

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takim me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë.

    Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e ka thënë se ka shprehur rezerva mbi Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ai tha se PDK-ja e sheh atë si një “marrëveshje të përkohshme” që nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë por e ka në qendër Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Pa njohje të ndërsjellë ne do të kemi vazhdim të dialogut, ashtu siç e parasheh neni 6 i marrëveshjes; do të ketë pra një vazhdimësi të pafundme të këtij procesi i cili do të jetë kush e di sa i gjatë, por që krijon një status-quo të re, e cila nuk e përfundon konfliktin e ngrirë me Sebinë”, tha Krasniqi.

    “(Marrëveshja) nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës dhe që përtej hapave potencialisht pozitivë përpara, krijon po ashtu edhe shumë pikëpyetje, për të cilat kryeministri i Kosovës, si përgjegjësi kryesor i kësaj çështjeje, nuk e ka dhënë asnjë përgjigje”, u shpreh Krasniqi.

    Parita tjetër në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes nënkryetarit të saj, Ardian Gjini, pas takimit me Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës ndaj planit evropian.

    “E ripërsëritëm qëndrimin e Alencës, se ka të arritura serioze në këtë dokument. E kuptojmë që nuk është njohja de-jure e Kosovës, mirëpo e kuptojmë që marrëveshja përmban elemente të cilat krijojnë marrëdhënie krejt të reja në Ballkan, e posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, krijojnë rrethana që e nxjerrin Kosovën në situatë krejt tjetër”, u shpreh Gjini në konferencën për media.

    “Ne jemi të bindur si parti politike që rruga përpara për Kosovën hapet seriozisht fuqishëm nëse e mbërrijmë këtë marrëveshje”, tha ai.

    Lajçak po qëndron në Kosovë nga dita e enjte, prej kur ka zhvilluar takime me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    “Ai [Kurti] shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

    Ndërkaq, Lajçak tha për mediat se me Kurtin zhvilloi një takim “konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm”.

    Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij dyditore është që të dëgjojë qëndrimin e Kosovës lidhur me propozimin evropian për normalizim, për të cilin palët u pajtuan gjatë takimit të 27 shkurtit, në mënyrë që në takimin e radhës në Ohër, palët të mund të bëjnë hapin e radhës, atë të finalizimit të marrëveshjes. Lajçak, pas takimit në PDK, do të zhvillojë takime edhe me partitë tjera opozitare të Kosovës./Rel

    Previous ArticleBexheti: Korridori 8, më i madhi projekt nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut
    Next Article Kryetari i Butelit Kosotovski AKTIV edhe për uikend. Përuroi kënd të ri lojrash për fëmijë në lagjen Shkup-Veri (FOTO)

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.