Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes
    MAQEDONI

    Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

    15/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu ka dërguar urim për festën e Kurban Bajramit, e cila shënohet nesër, më 16 qershor 2024.

    Urimi në formë të integruar dhe pa ndërhyrje:

    MESAZHI I FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT
    Bismillah…

    لَنْ يَنَالَ اللّٰهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَٓاؤُ۬هَا وَلٰكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوٰى مِنْكُمْؕ كَذٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللّٰهَ عَلٰى مَا هَدٰيكُمْؕ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنٖينَ

    Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Allahun, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit! (Sureja el- Haxh, Ajeti: 37)

    Të nderuar besimtarë,
    Vëllezër e motra!
    Jemi në vigjile të Festës së madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që në vete ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën drejt rrugëtimit të drejtë të njerëzimit: Në këto ditë përfundoi shpallja e Kura’anit Famëlartë, me të cilin njëherë e përgjithmonë u dhanë konceptet hyjnore mbi Zotin, njeriun dhe shoqërinë; në këto ditë kryhet kushti i pestë Haxhi në Mekken fisnike, në Qa’be, Arafat, Mine, Muzdelife dhe shumë obligime tjera; pjestarët e Islamit në të gjithë botën kryejnë obligimin e therrjes së kurbanëve duke u inspiruar nga Ibrahimi a.s. dhe Muhamedi a.s.
    Të gjitha këto porosi hyjnore nga i Madhi Zot i japin vlerë të lartë festës së madhe të Kurban Bajramit.

    Andaj, kjo festë paraqet lidhshmëri me Zotin e Plotfuqishëm, përkushtim ndaj porosive të tij, edukim i shpirtit për sakrificë në vepra të mira, vetëdije për njeriun si vepër më madhore e Zotit, inspirim dhe gatishmëri për ngritjen e jetës, vlerave, humanitetit, barazisë, paqës, tolarancës në mes njerëzve.

    Kjo festë e madhe e Kurban Bajramit i flet njeriut bashkëkohorë që krahas zhvillimit në sfera të ndryshme, t’i kthehet shpirtit, moralit, familjes së shëndoshë, shoqërisë fisnike që do të kontribuojë në afrimin në mes kombeve, në ndihmën në mes njerëzve, në ndaljen e vrasjeve, mbytjeve, luftrave, masakrave, gjenocideve, dhe evitimin e anomalive të rrezikshme që rrënojnë moralin njerëzor.

    Festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshmërunë e nivelit të lartë. Ajo na mëson të duam dhe t’i shërbejmë njëri tjeteit, të duam vetveten, familjen dhe njeriun e në veçanti të duam vendin ku jemi lindur duke mos e shkretuar atë duke migruar në vende të ndryshme të botës.

    Mesazhi i Kurban Bajramit na mëson që ne t’i qasemi jetës në vendin e nënave ku na kanë lindur, sepse ky vend ndjen dhimbje kur ia kthen shpinën, ç’do kush në vendin ku jeton dhe vepron ka obligim të ngritjes së punës së tij, zhvillimit të vendit të tij, për të ngritur një shoqëri ku femijët tanë do të jetojnë të lumtur.

    Mu për këtë, festa e Kurban Bajramit me të gjitha vlerat dhe elementet e saja ritualistike tregon konceptin e ngritjeve të shoqërive duke na mësuar se nuk ka vepra madhore pa sakrufica madhore dhe se ndihma e Zotit intervenon atëherë kur me përkushtimin më të madh japim gjithçka nga vetja, sinqeritetin, angazhimin, dijen, për një të ardhme më të mirë.

    BESIMTARË TË NDERUAR,

    Le të jetë kjo festë inspIrim i gëzimit tonë, afërsisë me njëri tjetrin, evitim i ngatërresave në mes veti, shtrirja e dorës së pajtimjt çdo njërit. Bëhu shërbyes i të varfërit, skamnorit, invalidit, të pa aftit, tregoju çdokujt se paqeja është mbi gjjthçka, përhapni në mes njerëzve dashurinë, respektin, kultivoni të mirën, mëshirën, buzëqeshjen dhe ndihmën në mes veti, sepse i Madhi Zot në Kur’anin Famëlartë na drejtohet duke na thënë:

    وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوٰىࣘ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْاِثْمِ وَالْعُدْوَانِࣘ وَاتَّقُوا اللّٰهَؕ اِنَّ اللّٰهَ شَدٖيدُ الْعِقَابِ

    “Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.” (Sureja el-Maide, Ajeti: 2)

    Në fund, kam nderë të veçantë që në emër të BFI e RMV – së, të gjith besimtarëve në vend dhe jasht vendit t’ju shprehi urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, duke ju lutur Allahut Fuqiplotë që t’i pranojë lutjet tona, bamirësitë tioa, kurbanët tanë, haxhin e të gjithë haxhilerëve që po kryejnë haxhin në vendet e shenjta, të gjitha ibadet tona të cilat i bëjmë në këtë festë të madhe.
    Urime dhe me hajr na qoftë festa e Kurban Bajramit.

    Allahu ju bekoftë!
    Esselamu alejkum ve rahmetullahi teala ve berekatuhu!
    Paqeja, mëshira dhe begatitë e të Madhit Zot qofshin mbi ju!

    Previous ArticleNBA: Dallas, fiton ndeshjen e katërt dhe rihap garën për titull
    Next Article Samiti i Paqes për Ukrainën në Zvicër, pjesë do te jetë 100 delegacione

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.