Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Qeveria e ardhshme, njëjtë si ajo e 2006-tës! Shqiptarët me më së paku ministri në 20 vitet e fundit
    MAQEDONI

    Qeveria e ardhshme, njëjtë si ajo e 2006-tës! Shqiptarët me më së paku ministri në 20 vitet e fundit

    01/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Resorët që përfliten se do të drejtojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme, duket të jenë përfaqësimi më i dobët i shqiptarëve në Qeveri në 20 vitet e fundit, ose ndryshe mund të krahasohet me Qeverinë e vitit 2006 VMRO-PDSh.

    Nga ato që janë mësuar deri më tani, në kulaçin qeveritar që do të duhet të ndahet mes VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM, shqiptarët do të kenë postin e zëvendëskryeministrit të parë, Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Mjedisit Jetësor, Ministrinë e Ekonomisë, por të cilës me riformatimin e dikastereve parashihet t’i shkëputet “Energjetika” dhe t’i shtohet dikasteri “Punë”, që do të hiqej nga Ministria e Politikës sociale, me të cilën po ashtu pritet të drejtojnë shqiptarët, e që me shumë gjasa do të quhet “Ministria për politika sociale, demografi dhe të rinjtë”. Koalicionit VLEN po ashtu pritet t’i jepen edhe dy Ministri pa portofol, atë për Eurointegrime dhe për Qeverisje të mirë.

    Koha kur shqiptarët kanë drejtuar me më së paku ministri, vetëm katër, siç pritet të kenë edhe tash në Qeverinë Mickoski, është viti 2006, në të ashtuquajturën “Qeveria e parë e Gruevskit” kur në koalicion me VMRO-DPMNE-në hyri PDSH-ja. Në 2006-tën, VMRO-DPMNE-ja kishte 40 deputetë, kurse PDSH-ja 11. Atëbotë, shqiptarët kishin zëvendëskryeministrin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe 4 ministri – të Shëndetësisë, ministrinë e Arsimit, atë të Kulturës dhe ministrinë e Ekologjisë.

    Sot në 2024-tën, DPMNE-ja ka 58, ndërsa VLEN-i 14 deputetë. Një situatë e ngjashme ishte në përbërjen e 2008-tës, por këtu shqiptarët kishin më shumë ministri. Në qeverinë e njohur si “Gruevski 2”, VMRO-DPMNE-ja kishte 63 deputetë, ndërsa partneri i koalicionit BDI 18 mandate, ndërsa në Qeveri mori zëvendëskryeministrin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe 5 ministri: Ekonominë, Punën dhe Politikën sociale, Shëndetësinë, Vetëqeverisjen lokale dhe Ekologjinë.

    Duke i parë zhvillimet aktuale, njohësi i çështjeve politike, Ismet Ramadani thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm se do të duhet të kalojë shumë kohë dhe do të jetë e vështirë që shqiptarët ta kthejnë siç e kishin pozicionin politik, sidomos në funksione qeveritare. Këtu rikujton edhe periudhën e Qeverisjes Zaev, ku duheshin të bëheshin kompromise dhe lëshime për shkak të brishtësisë së shumicës parlamentare.

    “Tani kemi një pozicion krejt tjetër. Tani kemi zgjedhje ku kemi një VMRO-DPMNE të fuqishme, e cila ka pozicionin e vetë të diktojë kushte, sidomos në marrjen e ministrive dhe pozicionimin e shqiptarëve në këtë drejtim. VLEN-i është e vërtetë se është në një betejë politike me Frontin Europian për legjitimitet, dhe krejt kjo sado që të duket se kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë, megjithatë lë pasoja në bisedimet për hyrjen në Qeveri humbet ajo siguria te subjektet politike dhe krejt kjo në fund shkakton humbje, pasoja që drejtpërdrejt reflektohen te qytetarët”, tha Ismet Ramadani, analist.

    Nëse bëhet riformatimi i dikastereve, qeveria e ardhshme do të ketë 20 ministri, pa llogaritur ato 3 pa resor. Nga këto vetëm 4 do t’i takojnë VLEN-it, ndërsa 2 Lëvizjes ZNAM. 14 të tjerat do t’i drejtojnë kuadro të VMRO-DPMNE-së, ndërsa asnjë ndonjërës prej bashkësive më të vogla etnike.

    VMRO-DPMNE – Ministria e Mbrojtjes

    VMRO-DPMNE – Ministria për punë të Jashtme

    ZNAM – Ministria e Drejtësisë

    VMRO-DPMNE – Ministria për Punë të Brendshme

    VMRO-DPMNE – Ministria e Financave

    VLEN – Ministria e Shëndetësisë

    VMRO-DPMNE – Ministria e Energjetikës

    VMRO-DPMNE – Ministria për Transport dhe Lidhje

    VLEN – Ministria e Ekonomisë dhe punës

    VMRO-DPMNE – Ministria e Bujqësisë

    VLEN – Ministria për Politikë sociale, demografi dhe të rinj

    VMRO-DPMNE – Ministria e Kulturës dhe Turizmit

    VMRO-DPMNE – Ministria për Transformim digjital

    ZNAM – Ministria për Administratë

    VMRO-DPMNE – Ministria e Arsimit

    VMRO-DPMNE – Ministria për Vetëqeverisje lokale

    VMRO-DPMNE – Ministria e Sportit

    VLEN – Ministria e Ekologjisë

    VMRO-DPMNE – Ministria për Marrëdhënie ne mes komuniteteve

    (+ 3 ministri pa resor)

    Previous ArticleAli Ahmeti fton shqiptarët në Itali të votojnë për Muharrem Salihun për EuroDeputet
    Next Article Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.