Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Mickoski ia komplikon jetën VLEN-it që në fillim!
    MAQEDONI

    Mickoski ia komplikon jetën VLEN-it që në fillim!

    17/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Po shohim se nisin bisedimet për qeverinë e ardhshme me humbësit e zgjedhjeve që nuk bartin legjimitet.

    Hyjnë e dalin nga selia fytyra të buzëqeshura të përfaqësuesve të VLEN-it, mezi presin të ulen në kolltukët komodë të ministrave e drejtorëve, por…

    Por, shikuar nga anësh, nuk e dimë nëse kanë shkas për “shend e verë”, kur partneri i tyre i ardhshëm po kujdeset në çdo moment për t’ua bërë të hidhët pushtetin.

    Fakti që po lufton për të bërë shumicë mbi 60 deputetë(Trajanovi tha se VMRO-ja mund të konsiderojë në një shumicë prej 64-65 deputetë pa VLEN-in!), tregon se Mickoski don të sigurohet si e qysh që të mos varet prej këtij koalicioni.

    Ky është një hendikep serioz, sepse që në fillim dëshiron ta magjinalizojë forcën vendosëse të faktorit shqiptar, besojmë se liderët e këtyre partive shqiptare e shohin sa është sahati.

    Për çështjet tjera, si vendosja me Badenter ose përfaqësimi i drejtë në administratë, do të jenë sprova po ashtu të rënda, duke e ditur që edhe këtu dëshiron të godasë partneri i VLEN-it. E kanë thënë edhe më parë përfaqësues të VMRO-së. Mund të shprehim bindje se në aspektin formal ndoshta nuk do të prekin gjë në këtë drejtim, sepse për çdo ndryshim do t’u duhet “shumicë e Badenterit”, por në praktikë, do të punojnë “nën dhe” e “mbi dhe” për të prishur balancat, sidomos te punësimet në administratë, ku mezi presin të akomodohen qindra “abstinentë” partiakë për këto tetë vitet shterpe të shkuara opozitare. Si do t’i bëjë ballë këtij presioni të VMRO-së për të akomoduar në institucione aktivistët e vet, le t’ia mendojë VLEN-i që tash, të mos thotë se s’ia kemi bërë me dije se çka e pret.

    E çka e pret VLEN-in, dëshmon edhe paralajmërimi i fundit i Mickoskit, i cili nuk godet vetëm çështjet politike e kushtetuese të barazisë, por edhe barazinë në fushën e zhvillimit, siç është Korridori 8, i cili siç dihet, duhet të kalojë nëpër komunat dhe mjediset me shumicë shqiptare. Në emër të rishikimit të kontratës me kompaninë me renome ndërkombëtare “Behtel dhe Enka”, në të vërtetë, ai mund ta rrënojë gjithë projektin ambicioz, e në anën tjetër, e fut në borxhe edhe shtetin për të paguar dënim për prishjen e kontratës.

    VLEN-i vërtet dëshiron ta shfrytëzojë momentin “historik” që edhe si humbëse të futet në pushtet, por këto që i numëruam më sipër, tregojnë rrezikun se shumë shpejt dhe mund të harxhohen “kreditë” e tyre politike dhe të digjen.

    Kur ke një bashkudhëtar të keq, përherë ai mund të të lë në baltë!

    Previous ArticleSYRIZA: Mickoski po shkel Marrëveshjen e Prespës
    Next Article Ahmeti në Sellcë për ngushëllime tek familja e ish-ushtarit të UÇK-së Iljaz Ademi

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.