Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Sela: Mickoski ta sqarojë thirrjen për Unitet – kush dëshiron jostabilitet në vend
    MAQEDONI

    Sela: Mickoski ta sqarojë thirrjen për Unitet – kush dëshiron jostabilitet në vend

    27/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Përmes dy skenareve po bëhen komplote për Maqedoninë – tha në tubimin në Kavadar, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke adresuar sërish akuza ndaj BDI-së.

    Sipas tij, skenari i parë është bojkoti, kurse I dyti, sipas tij, “ndarje pazaresh” LSDM-BDI të resorëve dhe Ministrive, ku fjalën e fundit do ta ketë Ali Ahmeti.

    “Fati ynë është në duart e BDI-së që kontrollojnë gjithçka. Artan Grubi dhe kompania kanë në dorë Maqedoninë. Thonë se BDI-ja kurrë s`ka patur partner më të mirë se LSDM-ja. Cfarë do që kanë kërkuar kanë fituar. Për këtë shkak shihet nervozizmi I BDI-së, për shkak se e dijnë se pas zgjedhjeve as do të kenë pushtet e as shërbëtorë si LSDM-ja.” – tha Mickoski.

    Mickoski të sqarojë se çfarë do të thotë uniteti kombëtar dhe nëse kjo thirrje është bërë me urdhër të disa forcave që dëshirojnë jostabilitet në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë kreu I ASH-së, pjesë e Frontit Evropina, Ziadin Sela, gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA.

    “Nëse bën thirrje për unitet vetëm të Maqedonasve, mendoj se gabon, për shkak se ky unitet do të rezultojë me ndasi etnike. Fatkeqësisht ai duhet të sqarohet nëse ky urdhër është marrë nga dikush, nëse disa forca kërkojnë jostabilitet në Maqedoni që të ketë një diskurs të këtillë politik për këto zgjedhje. Kjo është e dëmshme për qytetarët” – deklaroi Sela.

    Lidhur me zhvillimet në ASH, Sela thotë se Taravari ka vepruar me urdhër të Mickoskit.

    “Nga e dinte Mickoski tri javë më parë se do t`i ndajmë rrugët me Taravarin. Do të thotë, duke ndjekur hapat dhe ngjarjet që ndodhën, Taravari është nën urdhërat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Pse, ai duhet të sqarojë. Ai u arratis nga partia” – tha Sela.

    Në intervistën për MIA-n, Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria e re. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, sic thotë, ka përfunduar dhe duhet vetëm të votohet. /tvklan.mk/

    Previous ArticlePacolli: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin
    Next Article Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.