Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Osmani: Medoemos duhet luftuar ndikimin rus dhe korrupsionin përmes certifikimit të bartësve të funksioneve publike
    MAQEDONI

    Osmani: Medoemos duhet luftuar ndikimin rus dhe korrupsionin përmes certifikimit të bartësve të funksioneve publike

    08/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp, sqaroi njërin prej zotimeve më të rëndësishme të Dakalogut “Bordi Ndërkombëtar për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike”

    Osmani shpalosi se si një ndër prioritetet më të rëndësishme të Presidentit Europian do të jetë formimi i një Bordi ndërkombëtar i përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, NATO dhe në bashkërendim me institucionet e vendit të cilat do ta bëjnë para-certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike në dy drejtime, se a kanë lidhshmëri çfarëdo me interesin rus, dhe, a janë të involvuar në çfarëdo forme dhe çfarëdo niveli të korrupsionit.

    “Ideja e këtij Bordi, është që të shfrytëzojmë instrumentet të cilat janë veç më ekzistuese por të cilat funksionojnë veç e veç, që ti inkorporojmë ato në një Bord Ndërkombëtar, ku do të bëjnë pjesë edhe institucionet tona, instrumentin e SHBA-ve për shpalljen e listave, pastaj instrumentet restriktive të BE-së dhe procesin e certifikimit të NATO-s. Kujtoj se në këtë mënyrë, secili që do të propozohet ose do të emtë ambicie për cilindo funksion publik, do të duhet fillimisht të merr këtë certifikate nga ky Bord Ndërkombëtar, nga këto institucione, dhe nëse mund të kalon filtrat të cilat i imponojnë këto institucione atëherë do të mund të bëhet ministër, do të mund të bëhet drejtor, gjykatës apo prokuror” – theksoi Osmani

    Mes tjerash Osmani potencoi se ky do të jetë një proces kredibil i vetingut, për pastrimin e atyre që janë të involvuar në korrupsion apo janë përfaqësues të interesave ruse me qëllime për të destabilizuar vendin tonë, për të prishur harmoninë ndëretnike dhe për të ndalur rrugën eurointegruese, duke shtuar se do ky Bord do të lufton korrupsionin që është kancer i një shoqërie i cili ndal zhvillimin, pamundëson shfrytëzimin e fondeve shtetërore në favor të qytetarëve dhe që është një prej faktorëve shtytës për ikjen e njerëzve nga vendi drejtë shteteve ku sundimi i së drejtës është i etabluar.

    “Në këtë mënyrë do e rregullojmë korrupsionin e nivelit të lartë dhe këtë “luftë të shtrigave” të cilën partitë politike e kanë imponuar në betejën e tyre për të ardhur në pushtet, dhe pastaj do të mund pushteti të fokusohet në korrupsionin e të gjitha niveleve të tjera” – nënvizoi kandidati për president, duke shtuar se “ndonjëherë nga kjo betejë e partive politike, për ta ngritur vetëm korrupsionin e nivelit të lartë si çështje të vetme, kemi harruar që korrupsioni është në të gjitha nivelet, në çdo sportel, në çdo institucion, përfshirë në shëndetësi, në arsim dhe qytetarët ballafaqohen me nivel të korrupsionit të ulët mirëpo që për ta është shumë i vështirë dhe ua vështirëson jetën e tyre për të kërkuar shërbime publike”.

    Osmani në fund potencoi se kjo nismë dhe ky zotim është një prej detyrave themelore dhe është pika shtyllë e Dekalogut të Presidentit Europian.

    Previous ArticleHapja e shtabit kthehet në tubim, Fronti Europian mbrëmë qëndroi në Kumanovë
    Next Article Izraeli përgatitet për operacione ushtarake në Rafah

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.