Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Borrell: Kosova dhe Serbia t’i japin fund periudhës së tensioneve dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
    RAJON

    Borrell: Kosova dhe Serbia t’i japin fund periudhës së tensioneve dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

    18/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të dielën Kosovës dhe Serbisë që t’u japin fund krizave e tensioneve, dhe të fillojnë një epokë të re evropiane, duke zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Borrell i bëri këto komente në një komunikatë në prag të përvjetorit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër me 18 mars të vitit 2023.

    “Në kohën e një lufte të pashembullt në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ishte një arritje historike”, shkroi ai, duke nënvizuar se për herë të parë gjatë bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, palët u pajtuan “për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Evropian”.

    Belgrade-Pristina Dialogue: Statement by the High Representative @JosepBorrellF on the anniversary of the Agreement on the Path to Normalisation and its Implementation Annex.https://t.co/wSef97tIpP

    — European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) March 17, 2024

    Borrell shkroi se është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur përparim shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja.

    “BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm”, shkroi ai duke nënvizuar se “është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”.

    Me 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi e cila nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

    Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.

    Në dhjetor, Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës. Të dielën presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se pret “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në bisedimet me Kosovën

    “Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai, duke ritheksuar qëndrimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Prishtina ndërkaq ende nuk ka filluar punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ngul këmbë që marrëveshja e arritur një vit me parë të nënshkruhet.

    Të martën me 19 mars, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjes, por edhe çështjen e përdorimit të dinarit serb, që është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.

    Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e perëndimit për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Serbia.

    Diplomatët perëndimorë i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë këtë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

    Presidenti serb Vuçiç, i akuzoi autoritetet e Kosovës për zbatimin me forcë të vendimit të Bankës Qendrore.

    “Mund të zbatosh gjithçka me force, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me force. A do të duhet të pranojmë ndonjëherë, është e mundur, por do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se e keni zbatuar me force. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, por tani me një qasje tjetër”, tha të dielën ai duke mos dhënë hollësi për “qasjen e re” ndaj bisedimeve.

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten në Vjenë, se dialogu i lehtësuar nga BE-ja “është i vetmi mekanizëm i qëndrueshëm dhe e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara” për Kosovën dhe Serbinë.

    “Na duhet të shohim mirëbesim, përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet dhe që të ndërmarrin masa drejt asaj rruge. Të mos ngrenë tensione, të rrisin bashkërendimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe t’i zbatojnë të gjitha angazhimet që dalin nga dialogu”, tha ai./VOA

    Previous Article1 vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Vonesat për ta zbatuar nuk i shërbejnë sigurisë së Europës
    Next Article NBA: Boston lideri vërtet me 54 fitore për një sezon

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.