Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Mbi 80 plumba në atentatin në Shkodër/ Dëshmia e të plagosurve: U fshehëm pas makinës, nuk i pamë autorët
    RAJON

    Mbi 80 plumba në atentatin në Shkodër/ Dëshmia e të plagosurve: U fshehëm pas makinës, nuk i pamë autorët

    13/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Dy të plagosurit e atentatit që ndodhi në Shkodër mbrëmjen e së martës kanë thënë për hetuesit se nuk i panë autorët dhe nuk kanë arritur t’i identifikojnë.

    Sipas tyre, kanë mundu të shpëtojnë vetëm duke u fshehura prapa makinës së tyre deri kur mbaroi breshëria e armëve, teksa theksojnë se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

    “Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”, kanë thënë të plagosurit në dëshminë e tyre, që është siguruar nga gazetarja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja.

    Ndërkohë, vendngjarja i ngjason një skene lufte për nga moria e arsenalit të plumbave që janë derdhur në drejtim të dy të plagosurve. Më shumë se 80 gëzhoja kallashnikovi u gjetën në vendngjarje, çka do të thotë se autorët kanë qëlluar me shumë se 80 plumba.

    Sipas dëshmitarëve, kanë qenë 4 persona që morën pjesë në atentat, nga të cilët 3 qëllonin me armë. Kamerat e sigurisë pranë lokalit nuk kanë fiksuar pamje të qartë të autorëve, teksa këta të fundit dyshohet se kanë qenë të maskuar.

    Në makinën e djegur që kishin lënë pas autorët, grupi hetimor gjeti edhe 3 armët kallashnikov të përdorur në atentat, që janë dërguar për ekspertim.

    Ndërkohë, policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka ende të dhëna për identitetin e autorëve.

    Nga atentati mbrëmjen e së martës në Grudë të Re mbetën të plagosur kunetërit Gjon Nika 30 vjeç dhe Gj.Ndërshtiqaj 28 vjeç, ky i fundit student në Akademinë e Sigurisë. Objekt i atentatit dyshohet se ishte Nika. Ata morën nga një plumb në trup duke shpëtuar mrekullisht. Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

    /tvklan.al

    Previous ArticleMarrëveshje Strategjike/ Italia do të furnizojë me helikoptrë Maqedoninë e Veriut
    Next Article “Jo fjalë, na duhen vepra” – Diego Simone kërkon përmbysjen përballë Interit

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.