Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Veton Sadiku: Rinia të bëhet pjesë e familjes së madhe BDI! Rrugëtojmë bashkë drejt BE-së…
    MAQEDONI

    Veton Sadiku: Rinia të bëhet pjesë e familjes së madhe BDI! Rrugëtojmë bashkë drejt BE-së…

    07/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Koordinatori i Forumit rinor të BDI-së njëherit edhe nënkryetari degës së Gostivarit, Veton Sadiku përmes një shkrimi më rastin e Ditës së mësuesit – 7 Marsit ka bërë thirrje që vëmendja e një politike të shëndoshë të kthehet tek të rinjtë, si garanci suksesi për të ardhmen.

    Sadiku shkruan se rinia e shëndoshë që ka vendi ynë nuk joshet me kontrata të jashtëligjshme disa mujore, mirëpo jep kontribut në vendin e tyre duke iu mundësuar atyre kushte më të mira për jetesë dhe punësim.

    Ai ka ftuar të rinjtë te bëhen pjesë e BDI-së sepse vetëm kështu realizohen politikat europiane dhe progresive për vendin.

    Statusi i plotë:

    • FRBDI Gostivar dhe 7 Marsi •
    Të inspirojnë me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm që e kanë,për tu angazhuar dhe bashkëvepruar me të gjitha strukturat partiake,duke dashur që të kontribuojnë të gjithë së bashku në të mirë të organizatës sonë politike, në të mirë të kombit tonë, në të mirë të shoqërisë dhe tërë qytetit dhe e gjithë kjo me vullnetarizmin më të madh dhe pa asnjë pikë interesi personal apo grupor.
    Megjithatë vlen të theksohet se morali i këtyre të rinjëve është aq i lartë dhe dobiprurës për ne si shoqëri,saqë lirisht mund ti shohim si një ardhmëri e sigurt.Ardhmëri dhe të rinj ndaj të cilëve vazhdimisht bëhen oferta tunduese për të tentuar ti joshin dhe ti marrin
    pranë rradhëve të veta,me premtime dhe kontrata në vepër e duke ju ofruar shuma parashë, duke nxitur mercenarizmin brenda një rinie të shëndoshë,të rritur me hallall nga prindërit e tyre dhe të edukuar aq mirë,saqë të bëjnë të mburresh saherë që ndëgjon për rrininë e BDI-së fjalë të mira dhe lëvdata!
    As 2 e as 3 rroga, as tenderë mijëra eurosh e as “profesorë” militantë partiak, që diferencojnë nxënësit në baza të përkatësive partiake dhe bëjnë politika të ulta në institucionet arsimore dhe edukative,duke ju thënë nxënësve bashkohuni me ne,që t’ua bëjmë prindërit drejtorë e funksionarë.#NUK e joshin këtë rini të shëndoshë dhe vizionare për të hapëruar së bashku drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, duke bërë dallimin për të mirë në shoqërinë tonë, sepse ato janë të rritur e edukuar për të menduar edhe gjeneratat e ardhshme, e jo duke i menduar zgjedhjet e ardhshme apo kualicionet e pista prej të cilave të nxjerrin ndonjë përfitim financiar për vetën e tyre apo familjen e tyre.
    Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI është familje e madhe e cila hapëron përpara fuqishëm me plan-programë dhe ofertë konkrete karshi popullit, e jo me urrejtje dhe fyerje ndaj të gjithë atyne që mendojnë ndryshe nga ne, pasi fundja të gjithë jemi fëmijët e dikujt, e çe besa prindërit e dijnë se me sa sakrifica na kanë rritur dhe më e pakta që mund të bëjmë për ta, ti bëjmë të ndihen krenar për ne dhe të dëgjojnë vetëm fjalë të mira për ne. Nuk meritojnë prindërit t’ju thotë dikush se sa servil mund të bëhet fëmiu i tyre për disa qindarka dhe të hudhim prapa shpine të gjithë sakrificat që ata bënë për të na rritur e edukuar neve!
    Andaj shumë e dashura rini e Gostivarit, me sinqeritetin më të madh ju ftojmë të bëheni pjesë e jona, të bëhemi edhe më shumë saqë jemi, të rreshtohemi drejt të ardhmes së sigurt për të cilën #bashkë duhet të punojmë dhe ta ndërtojmë, ejani edhe ju tek të cilët ndoshta nuk ka arritur thirrja jonë deri më tash, ejani të gjithë të rinj e të reja që të ndjeni atmosferën pozitive dhe krenarinë e të qenit pjesëtar i një rinie kaq të mirë dhe të shëndoshë të cilët janë të përbashkuar rreth një qëllimi shumë fisnik, e ai qëllim është një ardhmëri e shëndoshë, pa hile, pa keqpërdorime dhe qëllime dashakeqe për përfitime financiare të një grupi njerëzish,
    e as për llogari të një politike ditore të dikujt që as nuk ju bën hesap ditën kur do mbarojë së përdoruri juve dhe arritje së qëllimeve të veta, ejani sot që nesër mos të përjetoni ndjenjën e të qenurit i përdorur nga dikush për të arritur qëllimet e veta në karrierë apo në politikë!
    Ejani në familjen e madhe me brum të shëndoshë, në forcën politike më serioze dhe më të fuqishme në kampin politik shqiptar të RMV-së, në faktorin e vetëm të stabilitetit dhe rruajtjes së kursit pro-perëndimor të vendit tonë!
    Pranojeni këtë ftesë shoqërore në këtë ditë të shënuar për arsimin shqip, duke shpresuar që të ketë sa më pak politikë brenda shkollave në Gostivar dhe më shumë rezultat në ngritje të kuadrove të reja që do të pasojnë.Respekt i veçantë për të gjithë mësuesit tanë që na mësuan drejt dhe mirë, për ti shërbyer shoqërisë dhe familjes në mënyrën më të denjë të mundshme dhe urime ju qoftë festa e 7 Marsit për jetë e mot!
    Lë të rrugëtojmë #bashkë drejt yjeve , drejt asaj ku ne përkasim, me qëllim të pastër e në dobi të të gjithëve!
    Krenar që jam pjesë e FRBDI GOSTIVAR
    #FuqizoRininë
    #SiguroArdhmërinë
    #Urime7Marsi

    <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fveton.sadiku.351%2Fposts%2Fpfbid0nZYkHPLbs12kbV7Q1yFjbkmu57tpv11iwL38dCugaG3tLWV8TQSkrn5gRSDKE5utl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”738″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

     

    Previous ArticleMPB njofton: 159 gjoba në Shkup, 29 për tejkalim të shpejtësisë
    Next Article Xhaferi në Ditën e mësuesit nga Forina: Të jesh mësues është mision dhe përgjegjësi, ata janë fuqia e arsimit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.