Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Skandalet e familjes mbretërore, nga plumbat për Zogun në Parlament, te kryengritja e Lekës në ’97-ën deri te sherri i divorcit të princit
    RAJON

    Skandalet e familjes mbretërore, nga plumbat për Zogun në Parlament, te kryengritja e Lekës në ’97-ën deri te sherri i divorcit të princit

    07/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave

    Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave.

    Pak kohë më parë Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur marrëveshjen e tyre, por sot as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.

    Siç u bë e ditur nga dëshmitë e të dyve, Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.

    Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.

    Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

    I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Pak kohë më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.

    Së fundmi nipi i Ahmet Zogut, Princi i cili mori vëmendjen e mediave teksa akuzoi ish-vjehrrin se i ka grisur xhupin… /Tch/

    Previous ArticleEURO 2024: 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian
    Next Article 7 Marsi, Dita e Mësuesit, 137 vite më parë u hap mësonjëtorja e parë shqipe

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.