Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kryeministri Talat Xhaferi sot vizitoi Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe fakultetet në Manastir
    MAQEDONI

    Kryeministri Talat Xhaferi sot vizitoi Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe fakultetet në Manastir

    04/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot bëri një vizitë zyrtare në Manastir, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe kulturore të vendit. Xhaferi u takua me rektorin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në rajon.

    “Sot e vizitova Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” i cili është institucion më i rëndësishëm në fushën e arsimit në Rajonin e Maqedonisë Jugperëndimore, me dhjetë fakultete, një shkollë të lartë profesionale dhe Institutin Shkencor të Duhanit, si edhe Institutin e Kulturës së Vjetër Sllave – Prilep dhe Entin e Hidrobiologjisë – Ohër, Bibliotekën Universitare „Shën Klimenti i Ohrit”. Ky Universitet mbulon disiplina shkencore të ndryshme dhe edukon profile kompatibile me kërkesat e tregut aktual botëror të punës. ”, ka thënë Xhaferi.

    Ai vizitoi Fakultetin Pedagogjik, ku u njoh me programet dhe projektet e këtij fakulteti, si dhe Fakultetin e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit (FTIK), ku u informua për zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Ai gjithashtu vizitoi Qendrën Informative Studentore, një hapësirë moderne dhe funksionale për studentët e universitetit.

    “Në Qendrën për inxhinieri virtuale në kuadër të Fakultetit të TIK-ut është furnizuar pajisje e re për realitet virtual, dhe ky Universitet është universiteti i vetëm në shtetin tonë i cili ka pajisje të këtij lloji, e cila mundëson dimension të ri në mësim dhe në punën kërkimore të universitetit, si dhe produksionin e kuadrove profesionale në fushën e teknologjisë informatike”, tha Xhaferi.

    Vizita e Xhaferit në Manastir ishte një shprehje e vlerësimit të qeverisë për rolin e këtij qyteti në arsimin, kulturën dhe zhvillimin e vendit. Me miratimin e Ligjit të ri për arsim sipëror, qeveria siguroi më shumë të drejta dhe mundësi për kuadrin akademik, si dhe gjithashtu ka mundësuar ngritje të standardit të studentave përmes ndarjes së bursave.

    Sot e vizitova Universitetin „Shën Klimenti i Ohrit“ i cili është institucion më i rëndësishëm në fushën e arsimit në…

    Posted by Talat Xhaferi on Monday, March 4, 2024

    Previous ArticleBujar Osmani e nis nga Këshilli i tij vendor: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar
    Next Article Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri mbështet rritjen e rrogave për të gjithë mësimdhënësit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.