Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Vërtetohen skandalet milionëshe të Kasamit me “klanin” Bajrami dhe tre kompanitë e tyre
    MAQEDONI

    Vërtetohen skandalet milionëshe të Kasamit me “klanin” Bajrami dhe tre kompanitë e tyre

    28/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Tenderë me shuma milionëshe nga Komuna e Tetovës kanë përfunduar në tre kompanitë tetovare në rrjetin e familjes Bajrami që nga viti 2021 e deri më sot. Për këtë skandal, portali indeks.mk kishte reaguar disa herë.

    Fjala është për dy kompanitë e themeluara pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, “Eco-Peu” dhe “Ereu-Trans” si dhe për kompaninë “Mujo-Bau” të themeluar në vitin 2011.
    Këto kompani sipas Sistemit Elektronik për Prokurime Publike janë përftuese tenderësh ekskluzivisht vetëm nga Komuna e Tetovës. Në total, vlera e kontratave të Komunës së Tetovës me këto tre kompani është mbi 182 milionë denarë apo afër tre milionë euro.

    Pas indeks.mk, edhe portali tjetër në gjuhën shqipe, Portalb.mk ka hulumtuar sa dhe çfarë tenderë kanë marrë këto kompani nga Komuna e Tetovës.

    I pari i Tetovës, Bilall Kasami hedh poshtë mundësinë për keqpërdorime, ftoi Prokurorinë dhe Revizionin të bëjnë hetime nëse kanë dyshime për këto tenderë.

    Shoqëria për turizëm, hotelieri dhe shërbime “Eco-Peu DOOEL Tetovë” sipas të dhënave që Portalb.mk siguroi nga Regjistri Qendror i RMV-së është hapur me 10 maj 2021, me pronare Habibe Bajrami-n. Kompania ka vetëm një të punësuar. Por pavarësisht kësaj, kjo kompani në vitin 2023 ka marrë nga Komuna e Tetovës nëntë tenderë me shuma milionë denarëshe, ndërsa në vitin 2024 deri tani kjo kompani ka marrë dy tenderë përsëri me shuma milionëshe. Tenderët janë në fusha të ndryshme dhe disa nuk përkojnë me veprimtarinë e kompanisë.

    Shuma e përgjithshme nga të gjithë këto tenderë të fituar është mbi 65 milionë denarë apo mbi 1 milion euro.
    Portalb.mk vizualizoi tenderët e fituar nga kjo kompani.

    Ngjashëm, edhe Shoqëria për ndërtim, transport, tregti dhe shërbime “Ereu-Trans” u themelua pak muaj para zgjedhjeve lokale, me 27 maj 2021, vetëm 17 ditë pas themelimit të “Eco-Peu”. Pronare në këtë kompani figuron Xharie Bajrami. Edhe në këtë kompani, ka vetëm një të punësuar. “Ereu-Trans” në vitin 2023 ka fituar tre tenderë në shuma milionë denarësh.

    Shuma e përgjithshme nga të gjithë këto tenderë të fituar është mbi 89 milionë denarë apo mbi 1.4 milionë euro.
    Në këtë rrjet të kompanive, vetëm Shoqëria për ndërtim, transport, tregti dhe shërbime “Mujo-Bajrami” është e themeluar më herët, me 23 shtator 2011, me pronar Gjemal Bajramin. Kjo kompani nga Komuna e Tetovës ka fituar në vitin 2021 një tender dhe në vitin 2022 tre tenderë disa milionë denarësh. Shuma e përgjithshme nga këto katër tenderë është mbi 27 milionë denarë apo mbi 440 mijë euro.

    Të tre kompanitë e lartpërmendura sipas Sistemit Elektronik për Prokurime Publike kanë fituar tenderë nga asnjë institucion tjetër përveç se ekskluzivisht vetëm nga Komuna e Tetovës.

    Aktuale
    Previous ArticleArbër Ademi zbardh mashtrimin e qëllimshëm të Izet Mexhitit në mbrojtje të kazinove dhe bastoreve
    Next Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.