Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»RMV, do të ulet çmimi i ngrohjes qendrore për kompanitë, KRRE këtë javë do të miratojë vendim të ri
    MAQEDONI

    RMV, do të ulet çmimi i ngrohjes qendrore për kompanitë, KRRE këtë javë do të miratojë vendim të ri

    28/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Çmimi i ngrohjes qendrore për kompanitë dhe institucionet në Shkup do të lirohet. Komisioni Rregullator i Energjetikës këtë javë ka miratuar çmim të ri të ngrohjes qendrore për kompanitë për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror, njofton Portalb.mk.

    Kompanitë për energji termike EMV, EMV Energjetikë dhe Shkup Veri tanimë kanë dorëzuar kërkesë për korrigjim të çmimit. Analizat e KRRE-së tregojnë se për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror ka kushte që të miratohet vendim i jashtëzakonshëm për faturat e ngrohjes qendrore.

    “Gjithmonë kur parakushtet plotësohen miratojmë vendime në dobi të konsumatorëve. Në këtë periudhë ekipet e KRRE-së kanë bërë analiza të thella ekonomike-teknike, ndërkaq shkak ishte çmimi i gazit natyror. Njëkohësisht kemi marrë edhe kërkesë nga kompanitë analizat e të cilat gjithashtu tregojnë se mund të miratohet vendim i favorshëm. Kyçe ishte nëse periudha e çmimit më të ulët në bursë është mjaftueshëm e gjatë që të ketë impakt ndaj çmimit përfundimtar dhe rezultatet të tregojnë se do të ketë parakushte që të ulet çmimi për shkollat, kompanitë, institucionet publike. Ato janë konsumatorë të cilët marrin fatura reale gjegjësisht pa subvencione për dallim prej amvisërive”, thotë për SDK, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

    Nëse amvisëritë do të marrin fatura më të ulëta nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes do të varet prej trendit, nga çmimi i gazit në bursë, por edhe nga ajo nëse do të vazhdojë subvencionimi nga buxheti shtetëror.

    Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup këtë sezon të ngrohjes u shtrenjtua për 4,51%. Sipas përllogaritjeve të KRRE-së, fatura mesatare mujore prej 1.800 denarë është shtrenjtuar për 80 denarë.

    Previous ArticleBDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve
    Next Article Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.