Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka shprehur përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebok vlerësim të lartë për personalitetin e bashkëpartiakut të tij, Bujar Osmani, i cili është kandidati me të cilin Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet presidenciale.
Sipas Grubit, Bujar Osmani është figurë e dëshmuar në skenën politike vendore dhe ndërkombëtare që ka ngadhënjyer në çdo betejë kundër Rusisë, ndaj dhe meriton përkrahjen e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ai mes tjerash, potencoi edhe rëndësinë e kandidimit të Bujar Osmanit si president, pasi me këtë BDI fillon betejën e ndryshimit të konceptit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me Badinter, gjë që hap rrugën që vendi të ketë edhe Presidentin e parë shqiptar.
Në vazhdim postimi i plotë i Grubit:
Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual.
JO RUSISË, PO EUROPËS! 🇪🇺
