Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»RMV, 18 vjeçarët që nuk kanë letërnjoftim do të votojnë me pasaportë vetëm me afat
    MAQEDONI

    RMV, 18 vjeçarët që nuk kanë letërnjoftim do të votojnë me pasaportë vetëm me afat

    05/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Personat që sapo kanë mbushur 18 vjeç ose ato që konsiderohen të rritur në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti, dhe tashmë marrin termin në Ministrinë e Brendshme për letërnjoftimin e parë në shtator, do të votojnë vetëm nëse kanë pasaportë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i identifikuar ata para Këshillit Zgjedhor, transmeton Portalb.

    Megjithatë, ata 18-vjeçarë që nuk mund të marrin letërnjoftimin e parë para zgjedhjeve dhe të cilëve u ka skaduar pasaporta para zgjedhjeve të 28 shkurtit, nuk do të mund të votojnë. Në një rast të tillë, ata nuk do të kenë me çfarë të identifikohen dhe nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për të votuar në zgjedhje.

    Për identifikimin pa letërnjoftim do të pranohen vetëm dokumentet e udhëtimit që skadojnë pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 shkurt 2024 dhe jo ato të cilave u skadon vlefshmëria tani, para kësaj date.

    “Sipas nenit 108 të Kodit Zgjedhor që është në fuqi, kur zgjedhësi afrohet për të votuar, këshilli zgjedhor kontrollon identitetin e tij personal. Zgjedhësi e vërteton identitetin e tij personal me letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera pozitive nuk njohin asnjë dokument tjetër që mund të përdoret për të vërtetuar identitetin në një qendër votimi. Pas identifikimit, votuesi merr fletëvotim”, thotë për Sdk.mk Ljupka Guguçevska nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

    Sdk, pyeti Ministrinë e Brendshme nëse do të votojnë fëmijët që janë para moshës madhore dhe për të cilët MPB cakton letërnjoftimin e parë vetëm në shtator, tetor e më tej. Nga atje thonë se po kërkojnë një mënyrë dhe një zgjidhje ideore për ta tejkaluar këtë situatë para zgjedhjeve.

    “Jemi në kërkim të mënyrës për të zgjidhur problemin e dhënies së letërnjoftimeve (së pari) edhe për këtë kategori qytetarësh, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë për të votuar në zgjedhje si të rritur”, u përgjigjën nga Ministria.

    Pyetje për Ministrinë e Brendshme është edhe nëse ekziston mundësia e hapjes së një kabine të veçantë fotografike për letërnjoftimet për moshat 17-18 vjeç.

    Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.

    Previous ArticleKrenar Osmani, “sulmuesi” që është shpërblyer nga Fatmir Mexhiti me plotë 357 mijë denarë
    Next Article EULEX-i e zhvendos selinë e tij nga Fushë-Kosova në Prishtinë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.