Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama ultimatum bankave: Brenda këtij viti pensionistët t’i marrin paratë online, cash-i të qarkullojë më pak
    RAJON

    Rama ultimatum bankave: Brenda këtij viti pensionistët t’i marrin paratë online, cash-i të qarkullojë më pak

    01/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar të enjten me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr edhe një herë “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale .

    Në takim ku të pranishëm janë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Ervin Mete, Rama kërkoi nga përfaqësuesit e bankave që brenda këtij viti të jetë implementuar “open banking”.

    “Bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë. Eficenca e transaksioneve, pagesat direkte janë me metoda tradicionale. Qeveria duhet të fokusohet te inovacioni, faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar, që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të open banking. Afat, ky i përsëritur”.

    Duke kujtuar që teknologjia e lejon tashmë, kreu i qeverisë kërkoi nga bankat që të “jenë në lartësinë e sfidës dhe të hapin dyert e teknologjisë.”

    Teksa i akuzoi se nuk po bëjnë përpara pasi “nuk duan që të prishin rehatinë”, Rama u kujtoi përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë: “Kjo është çështje e një prioriteti kombëtar të qeverisë. Duam të shikojmë ndryshim të shpejtë, të thellë, real. Këtë vit”.

    Më konkretisht, qeveria shqiptare kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i parave të gatshme në vend të bjerë ndjeshëm.

    “Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë”, shtoi kryeministri.

    Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë.

    “Të gjitha justifikimet, alibite që vijnë nga prishja e një status quo-je të viteve me radhë, nuk do t’i tolerojmë!”.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhen në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë “live” sa i takon “open banking”. /a2news

    Previous ArticleProkuroria: Gjashtë nxënës dyshohet se kanë montuar fotografitë e shoqeve të klasës, me qëllim që t’i ofendojnë dhe tallin
    Next Article Misovski: Opozita shqiptare nuk dëshiron që anëtari i tyre të zgjidhet në KSHZ

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.