Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Sashe Ivanovski: VMRO-ja mund ta kritikojë BDI-në për çka të dojë, por jo duke ndezur tensione ndëretnike!
    MAQEDONI

    Sashe Ivanovski: VMRO-ja mund ta kritikojë BDI-në për çka të dojë, por jo duke ndezur tensione ndëretnike!

    31/01/2024
    Facebook Twitter Email

    Gazetari dhe redaktori i portalit maktel.mk, Sashe Ivanovski ka kritikuar ashpër VMRO-DPMNE-në për gjuhën dhe kualifikimet ndaj kryeministrit të ri, Talat Xhaferi, duke e quajtur edhe “Komandant Forina”. Sipas tij, kjo ka të drejtë të kundërshtojë BDI-në për çështje si ekonomia, sundimi i ligjit ose korrupsioni, por nuk duhet të shkaktojë tensione ndëretnike dhe të provokojë popullin maqedonas me pretendime se është i mundur.

    “VMRO DPMNE-ja ka të drejtë të kritikojë BDI-në për tema si ekonomia dhe sundimi i ligjit apo korrupsioni, por nuk kanë të drejtë të ndezin tensione ndëretnike dhe ta ngacmojnë popullin maqedonas se është i mundur e kështu me radhë, kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Një kryeministër shqiptar nuk është humbje për maqedonasit, është fitore, shenjë se maqedonasit po hapin hapësirë që të gjithë në vend të kontribuojnë në të mirën e vendit dhe të mos ndihen si qytetarë të dorës së dytë”, tha Ivanovski për portalin politiko.mk.

    Sa i përket vetë zgjedhjes së Talat Xhaferit, Sashe Ivanovski i ka uruar bashkëqytetarët e tij shqiptarë për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë, duke e krahasuar atë me zgjedhjen e presidentit të parë afrikano-amerikan në SHBA.

    Ivanovski tha se beson se do të ketë një ndikim pozitiv për vendin dhe për harmoninë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, dhe se kjo do të ndihmojë që të gjithë të ndihen të barabartë dhe të respektuar në këtë vend, dhe të kenë të njëjtat të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe përfitime.

    “Dua t’i përgëzoj bashkëqytetarët mi shqiptarë për këtë moment historik të kryeministrit të parë shqiptar, është versioni maqedonas kur Obama u bë presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Është një moment historik dhe jam i sigurt se do të kontribuojë mirë për vendin dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe popujve të tjerë në vendin tonë, do të kontribuojë që të gjithë të kenë një ndjenjë të barabartë se ky është i njëjti atdhe për të gjithë dhe të gjithë kanë të njëjtat të drejta, mundësi dhe përgjegjësi dhe përfitime. Natyrisht, në SHBA kishte panik në disa qarqe për presidentin e parë afrikano-amerikan kur Obama u bë president në 2008, dhe në pjesën tonë të publikut ka panik dhe zemërim për kryeministrin e parë shqiptar, për fat të keq disa nga qytetarët tanë e perceptojnë këtë si disfatë, dhe për këtë fajin e kanë disa stereotipa dhe zhgënjime të nxitura nga disa parti të djathta, veçanërisht VMRO DPMNE-ja, të cilat politikën e reduktojnë në një lloj konfrontimi ndëretnik, diçka që është e rrezikshme për shtetin”, tha Ivanovski për politiko.mk

    Previous ArticleBFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të
    Next Article Qytetarët e RMV-së thonë se dezinformatat kërcënojnë sigurinë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.