LETËR URIMI PËR KRYEMINISTRIN SHQIPTAR
Nëpërmes kësaj letre, ne shoqatat e mërgimtarëve të Maqedonisë së Veriut në Itali: “Rilindja,” ” Ilirida,” ” Mërgimi,” shprehim urimet më të sinqerta për Kryeministrin e parë shqiptar zot. TALAT XHAFERI, një moment historik i organizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky moment, për të gjithë Ne, nënkupton një Ditë historike, kulminacion i arritjeve të mëdha të organizimit politik dhe shoqëror të shqiptarëve, që sado simbolike të jetë, duhet të ketë vlerë të madhe për përpjekjet e gjith shqiptarëve gjatë gjith dekadave të kaluara të organizimit mbarëshqiptar.
Gjithashtu, kujtojmë se Diaspora jonë , këto vitet e fundit, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë aq afër me instuticionet tona e përfaqësimit diplomatik, me Ministrinë e jashtme të Maqedonisë të Veriut, duke motivuar Shoqatat për zhvillimin e aktiviteteve të shumta shoqërore, kulturore dhe arsimore, në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Urojmë që ky bashkëpunim i jonë të vazhdoj dukshëm dhe më fuqishëm edhe me emrimin e ri të kryeministit tonë Talat Xhaferi.
Urime kryeministër i Maqedonisë së Veriut, suksese e punë të mbarë në detyrën e Kryeministrit!
Urojmë në bashkëpunim të ndërsjellë!
Urime për gjith shqiptarët! Urime për Maqedoninë e Veriut.
Në emër të Shoqatës “RILINDJA
Kryetari Abdula Salihi
