Në video mesazhin e sotëm drejtuar kombit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka potencuar rëndësinë jetike të bashkimit rreth qëllimeve përparimtare të vendit, duke potencuar se nga të gjithë varet se a do të kemi një Maqedoni proeuropiane apo një Maqedoni proruse.
“Sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë. Edhe para katër viteve, por edhe gjithmonë, kam thënë që ne kemi ditur se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare. Cfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. A duam t’ju lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni Europiane a po një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqë a po konflikt, përparim a po vend numëro? Pikërisht për këtë, duhet të bëhemi bashkë!” – tha mes tjerash lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Ali Ahmeti./bild.mk
