Në një takim me Këshillat Vendorë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi theksoi rëndësinë për rolin e partisë në sjelljen e ndryshimeve dhe përfaqësimit për shqiptarët e Çairit dhe të Shkupit. Ai tha se shqiptarët e Çairit janë borxhlinjët më të mëdhenj ndaj BDI-së, sepse ajo u ka ofruar atyre mundësi për të qenë pjesë e administratës, e diplomacisë, e sigurisë dhe legjislativës së Maqedonisë së Veriut.
“Ne në Çair, si dhe ne në Shkup jemi borxhlit më të mëdhenj ndaj BDI-së, vllezër e motra asnjë prej nesh nuk ka pasur në administratë, asnjë prej nesh nuk ka pasur rrogë shteti që ta çojë në shtëpi, shumica dërmuese kanë qenë puntorë krahu.
Erdhi Ali Ahmeti me luftën në vitin 2001 dhe ndryshimet që i solli Bashkimi Demokratik për Integrim prej te pozita e zëvendëskryeministrit e deri tek drejtori për t’u përfaqësuar sot kemi ministrin e Punëve të Jashtme, kemi zëvendëskryeministrin e parë, kemi zëvendësministrin e Punëve të Brendëshme, kemi deputet kemi drejtorë e anatrë nëpër bordet drejtuese, nëpër bordet mbikqyrëse, kemi sekretarë shetëror, të gjithë që vijnë nga dega e Çairit dhe përfaqësojnë me dinjitet BDI-në dhe Ali Ahmetin dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Shqiptari i Çairit i ka më së shumti borxh BDI-së dhe Ali Ahmetit”, tha Grubi. (politiko.makdomen.net)