Në një intervistë për emisionin “Click plus” të TV 21, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, deklaroi se pozita e kryeministrit është një vlersim i punës së tij nga bashkëpartiakët dhe opinioni publik, dhe se ai ka kryer detyrat e tij në mënyrë profesionale dhe transparente.
“Duke qenë bartës i funksionit përkatës dhe duke u marrë me politikë, fushë e cila ka sfidat dhe të papriturat e veta, pra është çështje e vendimeve të organeve partiake dhe nëse kemi vendos të jemi pjesë e një strukture politike zdomënd që vendimet që miratohen janë vendime normalisht që do t’i mirëpresim. Normalisht këtë pozitë e quaj si vlersim të bashkëpartiakëve dhe më gjerë të opinionit”, tha Xhaferri.
Xhaferi theksoi se ai ka qenë bartës i funksionit përkatës dhe ka përballur sfidat dhe të papriturat e politikës, dhe se ai ka respektuar vendimet e organeve partiake.
“Unë kam bërë detyrat e mia në emër të qytetarëve që më kanë zgjedhur si kryetar parlamenti dhe deputet, kam kryer detyra që përkojnë me instutcionet si dhe detyra që korespondojnë jo vetëm me institucionet e vendit por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ata që është dashur të vlersojnë kanë vlersuar se duhet të vazhdoj në detyrën e ardhshme”, tha Xhaferri
