Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se partia e tij ka për qëllim të sigurojë postin e presidentit të Maqedonisë së Veriut në të ardhshmen, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të thyer monopolin etnik në këtë pozicion.
Osmani ka thënë se BDI-ja ka kontribuar në ndarjen e pushtetit në nivelin e kryeministrit, duke e bërë atë një pozicion të hapur për të gjitha komunitetet, dhe se tani ka ardhur koha për ta bërë të njëjtën gjë me postin e presidentit.
“Kryeministria do të jetë pjesë e zhbërjeve etnike. Pastaj ka mbetur vetëm një pjesë, ajo e Presidentit të shtetit që do të jetë misioni i ardhshëm i BDI-së. Ky është vizioni i Ali Ahmetit, ku mandat pas mandati, kapitull pas kapitulli, pjesë për pjesë që përbën mozaikun e tij. Shtet i komuniteteve të barabarta”, ka thënë Osmani.
