Momçillo Gjuriq gazetar serb, njëherit edhe themelues i Partisë Demokratike Serbe, ka bërë një analizë të thellë të situatës politike në Serbi përpara zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Ai ka zbuluar të gjitha skandalet që po përcjellin procesin zgjedhor, duke kritikuar ashpër qeverinë e Aleksandar Vuçiqit dhe aleatët e tij.
Në katër kolonat e tij të para Gjuriqit, zgjedhjet i quan një farsë, ku “bota serbe” ndahet në gjashtë kolona, të cilat luftojnë për pushtet dhe influencë. Ai shprehet se Vuçiq, Daçiq dhe aleatët e tyre se kanë një qasje pro-ruse dhe anti-evropiane. Ai i akuzon ata se kanë krijuar lista speciale për të shpërndarë votat e rivalëve të tyre.
Në kolonëm e pestë, ai thekson forcat opozitare që kërkojnë një Serbi demokratike dhe evropiane, të cilat janë të sulmuara nga media e regjimit. Këto forca janë të bashkuara nën listën e Serbisë kundër dhunës, e cila përmban një spektër të gjerë ideologjik.
Kolona e gjashtë, e cila pretendon të jetë më patriotike se të gjithë, është e përbërë nga partitë nacionaliste dhe pro-ruse, të cilat janë të manipuluara nga shërbimet sekrete të Vuçiqit. Gjuriq i quan ata si “rusët” vendas, të cilët janë krijuar për të hequr votat superpatriotëve.
Gazetari shprehet se pritshmëritë zgjedhore në media janë aq të qarta, sa që përveç transmetimeve të rregullta të drejtpërdrejta të mitingjeve të Vuçiqit nëpër Serbi, zgjedhjet kryesisht heshten. Ai shton se askush nuk flet më për Bashkimin Evropian, për hapjen e kapitujve dhe për integrime të reja. Ai la të kuptohet se Serbia tashmë është kthyer komplet kah Rusia dhe se kjo është një rrezik i madh për të ardhmen e vendit. (politiko.makdomen.net)
