Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Besimi: Punonjësit tatimorë kanë rol kyç në luftën kundër ekonomisë joformale
    MAQEDONI

    Besimi: Punonjësit tatimorë kanë rol kyç në luftën kundër ekonomisë joformale

    02/12/2023
    Facebook Twitter Email

    Të hyrat publike janë themeli i sistemit të financave publike, me ç’rast intensiteti dhe dinamika e arkëtimit  varet nga ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa rol kyç kanë punonjësit tatimorë, theksoi ministri i  Finanave, Fatmir Besimi në ceremoninë me rastin e shënimit të Ditës së Punonjësve Tatimorë, organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

    “Me akrëtimin e të hyrave publike sigurohen mjete për financimin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, mbrojtjes sociale, si dhe për të gjitha shërbimet e tjera publike në vend. Ju si punonjës tatimorë keni një nga rolet më të rëndësishme në zbatimin e ligjeve tatimore dhe në luftën kundër ekonomisë joformale. Respektimi i detyrimeve ligjore do të thotë kushte të barabarta pune për të gjithë dhe barazi para ligjit, e me këtë edhe reduktim të ekonomisë joformale. Kemi ndërmarrë masa domethënëse, miratuam Planin aksional dhe së bashku do të vazhdojmë ta përballojmë këtë fenomen, në ndërtimin e sistemit më të mirë tatimor për të garantuar cilësi më të lartë të shërbimeve publike, rritje dhe zhvillim të përshpejtuar të ekonomisë vendore”, tha ministri.

    Ai theksoi se, në periudhën e kaluar është punuar në konceptimin e politikave tatimore që kanë për qëllim përmbushjen e synimeve dhe prioriteteve të Strategjisë për reformën e sistemit tatimor 2021-2025, si në vijim: sigurimin e sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern që do të bazohet në teknologjitë dixhitale dhe inovacionet në tatimim, me qëllim arritjen e rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme, ndërsa paralelisht po ndërmerren hapa për dixhitalizimin e procedurave tatimore dhe intensifikimin e interoperabilitetit ndërmjet institucioneve kompetente. Gjithashtu, thekson se, në kushte krize, realizohet kthimi i rregullt dhe i pandërprerë i TVSH-së për ekonominë, ndërsa për qytetarët vazhdon zbatimi i masës  TVSH-ja Ime.

    “Do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe bashkërisht do të punojmë për realizimin e një sërë prioritetesh në sferën tatimore, duke përfshirë edhe avancimin e vazhdueshëm të legjislacionit tatimor, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në arkëtimin e të hyrave tatimore, luftën kundër ekonomisë joformale, rritjen e transparencës së sistemit tatimor dhe përforcimin e bashkëpunimit me ministritë e financave dhe administratat tatimore të rajonit dhe më gjerë” – theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

    Ministria e Financave

    Previous ArticleLSDM: Kryetarët e VMRO DPMNE-së abuzojnë me paratë publike dhe rrisin faturat e qytetarëve
    Next Article Demaskim/ Wanda, Alisson, Jessika, Melanie, anglezët dhe kinezët me vota falco në ndihmë të Izet Mexhitit (FOTO)

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.