Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Vlorë për të festuar 28 Nëntorin.
Njëri nga banorët e qytetit ka shfrytëzuar rastin për t’i shprehur simpatinë dhe respektin e tij ndaj Kurtit. Ai i ka thënë në vesh se “do të mbetesh në histori” dhe më pas, pa i dhënë kohë Kurtit për të reaguar, ai e ka puthur në faqe dhe i ka uruar gëzuar festën. Kurti ka qeshur me këtë gjest dhe ka vazhduar të përshëndesë qytetarët e tjerë.
Ky është një shembull i dashurisë dhe miqësisë që ekziston mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. (politiko.makdomen.net)
