Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Grubi urimin e këtij 28 nëntori e ka bërë ndryshe nga vitet e kaluara, duke publikuar një fotografi të vajzës së tij, Junës.
Urimi i plotë:
Sa e bukur është festa jonë e flamurit dhe e pavarësisë të dashur miq.
Ka tre ditë që Juna më përkujton se po afrohet dita e flamurit dhe ky mall e gaz fëmijëror më lumturon shumë.
Urime të gjithëve
