Pas një seance të tensionuar në Parlamentin e Shqipërisë, ku u miratua buxheti i vitit 2024 me votat e vetëm të mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka shprehur indinjatën e tij ndaj opozitës. Ai ka akuzuar Partinë Demokratike se ka sjellë anarki, dhunë dhe humbje në politikë, duke u nisur nga interesi i një personi që është në kërkim nga drejtësia.
“Në vend të politikës, ata sollën fjalorin dhe sjelljet e rrugës, duke e bërë politikën një rrugë pa krye, ku mbjellin vetëm sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrin vetëm humbje, humbje, humbje”, ka thënë Rama në X.
Sipas Ramës, PD-ja është në gjendje të dëshpëruar, ku e ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, ka vazhduar Rama. (politiko.makdomen.net)