Lajm kryesorë ditën e sotme në të gjitha mediat ka qenë, vendosja e kryqit gjigand në Kodër të Diellit
Të habitur nga ky veprim, kanë mbetur të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm.
Informacione të portalit indeks.mk, thonë se kryqi gjigand në Tetovë është vendosur nga ana e Kishës.
Por dyshimet dhe shkrimet në rrjetet sociale thonë se pas kësaj qëndron koalicioni, Besa-VMRO ose thënë ndryshe, Kasami-Mickoski.
Për këtë, kanë reaguar në mënyrë ekspres këshilltarët e BDI-së në Tetovë.
Ata kërkojnë seancë urgjente të Këshillit Komunal të Tetovës dhe sqarime nga Kasami se kush qëndron prapa kësaj.