Një ceremoni e veçantë ka ndodhur në Lisbonë, ku një shtatore e Nënë Terezës është zbuluar në një shesh publik. Shtatorja është një dhuratë nga Kosova, vendi i origjinës së bamirëses botërore, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për jetën dhe veprën e saj.
Ceremonia e zbulimit të shtatores është zhvilluar me pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarit të Bashkisë së Lisbonës, Carlo Moedas. Presidentja Osmani ka falenderuar Kryetarin Moedas për pritjen e ngrohtë dhe ka theksuar se shtatorja e Nënë Terezës simbolizon vlerat e njerëzimit, solidaritetit dhe shpresës.
“Nënë Tereza ishte një ndriçim i dashurisë dhe shërbimit për të gjithë ata që vuajnë. Ajo ishte një ambasadore e paqes dhe e mirësisë në botë. Kjo shtatore nuk është vetëm një vepër arti, por një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët. Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, ka deklaruar Presidentja Osmani. (politiko.makdomen.net)