Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Fitore Zenelaj, infermierja që u bë simbol i luftës kundër kancerit, ndërron jetë
    RAJON

    Fitore Zenelaj, infermierja që u bë simbol i luftës kundër kancerit, ndërron jetë

    14/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe pacientët e saj ka qenë vdekja e infermieres Fitore Zenelaj, e cila u përball me kancerin për disa vite dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijësimin mbi këtë sëmundje.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllimet e tij për largimin e saj, duke thënë se ajo do të mbesë frymëzim si të luftohet për ata që përballen me kancer.

    “Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë. Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.

    Fitore Zenelaj ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza. Ajo ka punuar si infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ka trajtuar shumë pacientë me kancer. Ajo ka folur hapur për sfidat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë luftës së saj me sëmundjen dhe ka inkurajuar të tjerët të mos dorëzohen.

    Postimi i plotë i Vitisë:

    Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj
    Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim.
    Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë.
    U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.
    Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre.
    Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë.
    Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.
    Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! (politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleIzraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit me Libanin
    Next Article Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.