Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski: Në vazhdimësi marrim masa për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetin e kompanive
    MAQEDONI

    Kovaçevski: Në vazhdimësi marrim masa për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetin e kompanive

    08/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vizituan kompaninë “Birraria Shkup”. Në takimin me drejtuesit e kompanisë u bisedua për masat e Qeverisë për uljen e çmimeve dhe masa e “çmimit të garantuar” për disa pije.

    “Për t’u përshëndetur është hapi i kësaj kompanie vendase me cilësi botërore, e cila si kompani e përgjegjshme shoqërore ndër të parat u paraqit dhe mbështeti masën e Qeverisë për të siguruar “çmime të garantuara” duke ulur në mënyrë të pavarur çmimet e produkteve të tyre në tregjet e vendit. Me këtë edhe kjo kompani, si shumë të tjera, zbutën goditjet e inflacionit në treg, por edhe ndikuan në zbutjen e barrës së buxhetit familjar të qytetarëve, për të cilën dua t’i falënderoj”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në “Birraria Shkup”.

    Në këtë rast, Kryeministri Kovaçevski tha se me mbështetjen e Qeverisë, kompania do të mund të modernizojë dhe zgjerojë prodhimin e saj përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me Marrëveshje për investim në linjën e re të pijeve joalkoolike.

    “Me përgjegjësi, përkushtim dhe në vazhdimësi miratojmë masa për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive për të zbutur krizën ekonomike dhe energjetike që ka përfshirë botën.

    Ne kemi ofruar një bazë solide për rritjen e vazhdueshme të pagave dhe pensioneve. Nga ana tjetër, ne ngrinim dhe ulëm çmimet e produkteve ushqimore bazë, siguruam një çmim të garantuar për produktet dhe u bëmë thirrje dhe vazhdojmë t’u bëjmë thirrje tregtarëve dhe prodhuesve që të na bashkohen në përpjekjet për të stabilizuar ekonominë tonë”, tha kryeministri Kovaçevski.

    Kryeministri bëri të ditur se rezultatet e masave të qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve bazë tashmë po japin efekte.

    “Ne gjithashtu presim ulje të mëtejshme të çmimeve të produkteve me Ligjin e propozuar për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare, i cili do të rregullojë 26 praktika të padrejta tregtare. Me miratimin e këtij ligji, ne ndikojmë në rregullimin e çmimeve në treg, por rregullojmë edhe kushtet e tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore për të parandaluar rritjen artificiale të çmimeve. Me të gjitha këto masa, jam shumë optimist se deri në fund të vitit do të mund ta çojmë inflacionin nën 6 për qind”, theksoi kryeministri Kovaçevski në ngjarjen e sotëm.

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, falënderoi “Birraria -Shkupi” për kontributin e tyre në krijimin e masave të Qeverisë dhe për takimin me qytetarët duke ulur çmimet e disa produkteve të tyre.

    “Kam kënaqësinë të them se sipas të dhënave statistikore masat dhanë rezultat. Inflacioni në sektorin e produkteve ushqimore bazë në muajin tetor është nën 2%, dhe inflacioni total është përgjysmuar krahasuar me muajin paraardhës. Kjo tregon edhe një herë se masat që po marrim janë në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së standardit jetësor”, vuri në dukje ministri i Ekonomisë, Bekteshi.

    Previous ArticleMASH, BZHA dhe USAID-i realizojnë trajnime për edukimin mediatik të dedikuar për mësimdhënësit nga shkollat fillore
    Next Article Haliti: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.