Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili në intervistë për portalin Politiko.makdomen.net fletë për procesin euro-integrues të vendit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian (BE).
Ajo në intervistë gthotë se procesi i skriningu është duku u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë, dhe se ka reagime shumë pozitive nga ana e Komisionit Europian (KE)
Politiko.makdomen.net: Si e vlerësoni rolin dhe përgjegjësitë e Sekretarit për Çështje Evropiane në procesin e euro-integrimit të vendit?
Drita Abdiu-Halili: Sekretariati për Çështje Evropiane ka rolin e udhëheqësit dhe koordinatorit të të gjithë procesit sa i përket euro-integrimeve. Për sa i për këtij procesit të skriningut, pas Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, qeveria solli vendimin për formimin e strukturës negociuese e cila udhëhiqet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, gjegjësisht kryenegociator është zëvendëskryeministri, ndërsa zëvendësnegociator është Sekretari shtetëror që në këtë rast jam unë.
Politiko.makdomen.net: Cilat janë sfidat dhe prioritetet kryesore që keni hasur në punën tuaj si Sekretare për Çështje Evropiane?
Drita Abdiu-Halili: Sigurisht që çdo punë ka sfidat e veta një ndër sfidat kryesore është organizimi dhe koordinimi i të gjitha institucioneve që marrin pjesë në këtë proces për sa i përket procesit të skriningut, participojnë mbi 60 institucione dhe koordinimi i të gjithë këtyre paraqet sfidë më vete megjithatë e bëjmë me sukses.
Politiko.makdomen.net: Si po zhvillohet procesi i skriningut me Bashkimin Evropian dhe çfarë rezultatesh keni arritur deri më tani?
Drita Abdiu-Halili: Gjithë procesi ka agjendë paraprakisht të dakorduar me Komisionin Evropian, ka filluar më 15 shtator të vitit të kaluar dhe pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit. Nga gjithsej 33 kapituj dhe 3 fusha, tani më ka mbetur për skrining kapitulli 12 nga klasteri i pestë dhe dy kapitujt e fundit që janë Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet e Jashtme nga klasteri i gjashtë. Pra skriningu është zhvilluar sipas dinamikës së paraparë dhe kemi reagime shumë pozitive nga ana e komisionit. Sigurisht se ky është një proces që nuk mbaron me kaq, pas skriningut presim raportet nga Komisioni Evropian, kemi marrë raportin për klasterin një dhe në bazë të këtij raporti jemi duke përgatitur udhërrëfyesit dhe për çdo klaster veçmas do të ketë edhe në bazë të të cilave ne pastaj do të përgatitemi si të vazhdojmë procesin më tutje.

Politiko.makdomen.net: Si po bashkëpunoni me institucionet e tjera shtetërore, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile në lidhje me çështjet evropiane?
Drita Abdiu-Halili: Për sa i përket institucioneve marrin pjesë 160 institucione, janë të shpërndara në grupe punuese sipas kapitujve dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, si koordinator i koordinon të gjitha këto grupe. Pra kemi komunikim shumë të mirë, sigurisht që kemi dhe sfida mirëpo kjo është mënyra se si komunikojmë në bazë të grupeve punuese. Për sa i përket organizatave joqeveritare apo shoqërisë civile deri më tani kemi pasur tre sesione konsultative për përgatitjen e udhërrëfyesve, sigurisht kemi edhe takime informative po ashtu kemi pasus edhe disa takime me Odat Ekonomike, me universitetet e kështu me radhë.
Politiko.makdomen.net: Si po ndikojnë ndryshimet kushtetuese në rrugën evropiane të vendit?
Drita Abdiu-Halili: Pra një ndër detyrat që ne kemi pranuar edhe në kornizën negociuese përveç të tjerave janë edhe ndryshimet kushtetuese. Sigurisht që është një ndër hapat që ne duhet të ndërmarrim për të vazhduar procesin, gjegjësisht për të mbajtur Konferencën e dytë Ndërqeveritare ku dhe formalisht do ta hapim klasterin e parë. Është shumë e qartë që kjo duhet bërë dhe besoj që të gjithë aktorët politik do të mund t’i tejkalojnë interesat e ngushta partiake apo rejtingjet politike që të mundemi bashkë të vazhdojmë këtë rrugë që e kemi qëllim strategjik.
Politiko.makdomen.net: Si po komunikoni me opinionin publik dhe mediat rreth progresit dhe sfidave të procesit të euro-integrimit?
Drita Abdiu-Halili: Sigurisht që ne në vazhdimësi informojmë për çdo sesion të skriningut që mbahet po ashtu nëpërmjet një projekti që është financuar nga Mbretëria e Suedisë zbatuar nga UNOPS ku ka pasur edhe gazetarë në sesionet e skriningut shpjegues dhe në vazhdimësi informojmë opinion. Sigurisht vlerësoj se këtu duhet bërë më shumë që të gjithë ta kuptojnë më mirë procesin se si zhvillohet dhe cilat janë benefitet.
Politiko.makdomen.net: Cilat janë objektivat dhe planet tuaja për të ardhmen si Sekretare për Çështje Evropiane?
Drita Abdiu-Halili: Sigurisht që është me rëndësi që të vazhdojmë rrugën të mbajmë konferencën e dytë Ndërqeveritare, të hapim klasterin e parë, dhe me këtë të vazhdojmë punën tonë me reformat me hapjen e kapitujve, mbylljen e kapitujve sepse kjo është një punë shumë e gjerë dhe e madhe kërkon shumë përkushtim. Unë shpresoj që do të vazhdojë kjo rrugë sepse e kemi qëllim primar.
