Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Xhezairi: Ndryshimi i Kushtetutës – detyrim nga propozimi francez, kusht që duhet plotësuar!
    MAQEDONI

    Xhezairi: Ndryshimi i Kushtetutës – detyrim nga propozimi francez, kusht që duhet plotësuar!

    03/11/2023
    Facebook Twitter Email

    “Në një pjesë të spektrit politik nga blloku maqedonas, më shumë kujdeset për rezultatet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, sesa për përparim të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Mesazhi i Brukselit dhe Uashingtonit është i paekuivok dhe kundër asaj logjike të famshme ballkanike ‘edhe… edhe…’. Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, për herë të parë shteti do të vërë veton ndaj vetes”, ka deklaruar për “Frontline” – Seladin Xhezairi nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRS).

    Ai theksoi se BE-ja funksionon me rregulla të vendosura të lojës.

    “Ndryshimi i Kushtetutës, që është detyrim nga propozimi francez, është një kusht që duhet plotësuar. Prandaj, mendoj se opozita maqedonase duhet të fokusohet në këtë çështje, veçanërisht pas deklaratës së Von der Leyen se Unioni mbetet i hapur ndaj Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se maqedonasit etnikë kanë një identitet unik dhe një gjuhë të veçantë maqedonase. Nuk ka garanci më të madhe për identitetin, siç insiston Mickoski, sesa deklarata e saj se: në BE tashmë ekzistojnë 24 gjuhë të ndryshme zyrtare dhe se një ditë do të përfshihet edhe maqedonishtja”, nënvizon ai.

    Prandaj, shton Xhezairi, jam i prirë të besoj se për momentin topi është në fushën e VMRO-DPMNE-së, e cila i ka të gjitha garancitë e jashtme se nuk do të ketë më “përmbushje të dëshirave bullgare”.

    “Përndryshe, kam frikë se përkeqësimi i flukseve të jashtme, dhe nuk e kam fjalën vetëm për agresionin rus në Ukrainë apo përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës, mund të përhapet edhe tek ne dhe askush, por askush, ka ndonjë problem”, theksoi Seladin Xhezairi nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRS.

    Aktuale
    Previous ArticleMapo, fruti i veçantë me vlera të larta ushqyese
    Next Article Afrona ka diçka për të thënë për gratë e fortë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.