Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Mediat britanike: Shqipëria mes destinacioneve më emocionuese për të vizituar në 2024-n
    RAJON

    Mediat britanike: Shqipëria mes destinacioneve më emocionuese për të vizituar në 2024-n

    01/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Me hapjen e linjave të reja ajrore që e bëjnë udhëtimin më të lehtë se kurrë, ka shumë për të zgjedhur për udhëtimin tuaj të ardhshëm, nëse jeni duke kërkuar të lidheni me natyrën, të ngjiteni në zonat malore apo të provoni kuzhinat tradicionale!

    Revista britanike “National Geographic Traveller” e ka renditur Shqipërinë mes 30 destinacioneve më emocionuese për të vizituar në vitin 2024.

    Ky medium ka përmendur Alpet Shqiptare me një përshkrim të mahnitshëm që vijon më poshtë:

    Një arratisje e egër në “yllin” në rritje të Evropës, Shqipërinë!

    Udhëtarët, që kërkojnë diçka më ndryshe nga aventurat e tyre të mëparshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë.

    Vendi ballkanik po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të tij në Adriatik dhe Jon, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.

    Të zhytura në brendësi të veriut, Alpet Shqiptare janë një e pjesë e rëndësishme e turizmit shqiptar.

    Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë sipërfaqen e luginës.

    Ata që kërkojnë të eksplorojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të behen pjese e një turneu tetëditor, i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër shtigjet malore, shtëpitë tradicionale dhe një vizitë në fshatin e Thethit, duke përfshirë edhe ecje në Majat e Ballkanit.

    Shqipëria është gjithashtu më e aksesueshme se kurrë falë një sërë linjash të reja ajrore.

    “Ryanair” ka nisur së fundmi fluturimet drejt kryeqytetit të Tiranës nga Edinburgu, Mançesteri dhe Stanstedi, ndërsa “Wizz Air” do të operojë nga Birmingami, Edinburgu dhe Liverpuli nga 19 dhjetori i vitit 2023./abcnews.al/

    top
    Previous ArticleShaqiri: Shkolla është shtëpia e dytë e fëmijëve dhe të rinjve, shprehitë e jetesës së shëndetshme mësohen që në moshë të re
    Next Article Situata në BBVK, reagon për herë të parë motra e Albës

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.