Një studim i ri ka zbuluar se një nga sheqernat më të përdorura në ushqim, shurupi i misrit me fruktozë të lartë, ka një ndikim negativ në metabolizmin dhe oreksin e njeriut, duke e bërë më të lehtë shtimin në peshë dhe më të vështirë humbjen e peshës.
Shurupi i misrit me fruktozë të lartë gjendet në shumë produkte ushqimore, edhe ato që duken të shëndetshme, si shufrat e proteinave, bukën me drithëra dhe drithrat. Ky lloj sheqeri merret nga misri dhe ka pak fibra dhe lëndë ushqyese.
Studimi, që analizoi hulumtime të mëparshme, zbuloi se shurupi i misrit ul nivelin e leptin-it, një hormon që i tregon trurit se sa ngopur jemi. Gjithashtu, ai pengon trupin të përdor yndyrën e ruajtur si burim energjie dhe ngadalson metabolizmin, duke ulur aftësinë e trupit për të djegur kaloritë.
Kjo sfidon besimin se obeziteti, shkaktohet vetëm nga ngrënja e tepërt dhe mosushtrimi fizik. Shkencëtarët thonë se shurupi i misrit me fruktozë të lartë është më i dëmshmi për peshën sesa sheqerat e tjera.
“Fruktoza bën që metabolizmi ynë të jetë në gjendje kursimi dhe të humbasim kontrollin mbi oreksin. Kjo bën qe ushqimet e yndyrshme të jenë burimi kryesor i kalorive qe çojn në shtim në pesh”, tha doktor Richard Johnson, autor kryesor i studimit.
Shkencetarit theksojnę se fruktoza në fruta nuk ështę problem, sepse ka fibra dhe lende te tjera te shendetshme. Por fruktoza në shurupin e misrit ështę rafinuar dhe ka efekte negative në trup. (politiko.makdomen.net)