Këshilli Evropian ka nxjerrë konkluzionet për samitin e mbajtur më 26-27 tetor, ku u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. KE ka shprehur shqetësim të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. KE i ka kërkuar Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e kësaj ngjarje dhe nga Kosova dhe Serbia të bëjnë përpjekje për të de-përshkallëzuar tensionet. KE rikujtoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e serbëve.
KE ka shprehur keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, duke u bërë thirrje atyre që t’i zbatojnë ato pa vonesë apo parakushte. KE ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve dhe se shkatërrimi i këtij procesi mund të sjellë pasoja negative për të dyja vendet.
KE ka përsëritur angazhimin e BE-së për të punuar ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe për të mbështetur përpjekjet e tyre reformuese në rrugën e tyre evropiane.