Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Çair, trotuar i shndërruar në mini-deponi, qytetarët: Po helmohemi nga mbeturinat e shumta
    MAQEDONI

    Çair, trotuar i shndërruar në mini-deponi, qytetarët: Po helmohemi nga mbeturinat e shumta

    20/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Kjo është rruga “Cvetan Dimov” e Çairit, e cila gjendet në “zemër” të Shkupit. Edhe pse e destinuar si trotuar për këmbësorë, është shndërruar në një mini-deponi të egër, për shkak të mbeturinave të shumta.

    Edhe pse kontejnerët janë të zbrazët, megjithatë ky trotuar është shndërruar në shportë të mbeturinave. Siç po mund të shihni, në këtë trotuar janë hedhur një sasi e madhe e mbeturinave. Kjo ka bërë që qytetarët të detyrohen që të lëvizin nëpër rrugën kryesore, aty ku kalojnë edhe veturat.

    Banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit janë të indinjuar nga kjo situatë. Thonë se ka më shumë se dhjetë ditë që po durojnë erën e keqe të mbeturinave dhe se kjo paraqet rrezik edhe për shëndetin e tyre.

    “Ka dhjetë ditë që është kështu, nuk e di cilit shekull i takojmë dhe çfarë qytetërimi është këtu. Jemi qytetarë apo malësorë. Edhe banorët i kanë fajet, për arsye se hedhin gjëra që nuk duhet t’i hedhin. Mirëpo mbeturinat duhet t’i mbledh qyteti. Qyteti nuk guxon të jetë në kësi lloj gjendjeje.”, – tha një qytetar.

    “Po pengojnë. Paraqiten sëmundje ngjitëse, papastërti e kështu me radhë. Mendoj se duhet të kemi ndërgjegje të gjithë.”, – tha një qytetar tjetër.

    “Është turp kjo që po shohim mbeturina këtu. Këtë e ke vetëm në Maqedoni, askund tjetër.”, – u shpreh një qytetar.

    “Realisht pengojnë. Higjiena komunale duhet të përkujdeset më tepër. Ka raste kur detyrohemi të dalim në anën tjetër. Tash është mirë që të merren masa në këtë aspekt dhe të pastrohen.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

    Një pamje e ngjashme mund të shihet në më shumë lokalitete të Qytetit të Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se për pastrimin e deponive të egra dhe mbeturinave nga buxheti i qytetit për këtë vit janë ndarë 10 milion euro, kurse vetëm gjatë 82 ditëve të para të mandatit të Arsovskës janë pastruar mbi 150 deponi ilegale.

    Megjithatë thonë se problemi me deponitë dhe mbeturinat paraqitet vazhdimisht, për shkak të papërgjegjësisë së qytetarëve.

    “Duhet të përmendim se çdo hedhje e plehrave jashtë kontejnerëve për mbeturina është hedhje ilegale. Në këtë drejtim, Qyteti i Shkupit, gjegjësisht kryetarja, Danela Arsovska, më 09.10.2023, në Kuvend dhe Qeveri ka dorëzuar projektligjin për policinë komunale të Qytetit të Shkupit. Me këtë besojmë se do të përmirësohet shumë efikasiteti i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit në drejtim të ndaljes së qytetarëve të papërgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave dhe ngritjen e llojeve të ndryshme të deponive.”

    Xhaferi: Rrezik për shëndetin e qytetarëve

    Nga ana tjetër, aktivisti Arianit Xhaferi vlerëson se faji për mbeturinat e shumta është i institucioneve komunale. Në zonat ku ka popullatë më të dendur, sipas Xhaferit, është e nevojshme vendosja e më tepër kontejnerëve.

    “Sigurisht që është pamje shumë e shëmtuar, por njëkohësisht është edhe e rrezikshme nga fakti se ka edhe insekte, shpezë, mace, qenë, të cilët i gryejnë këto mbeturina dhe normalisht ka mundësi që të bartin edhe infeksione dhe sëmundje të ndryshme tek njerëzit, sepse qoftë njerëzit, qoftë kafshët apo shpezët vijnë në kontakt me ushqimet në tregun e gjelbër dhe të gjitha këto i përfundojnë në tavolinën e konsumit të qytetarëve dhe sigurisht që janë shumë të rrezikshme.”, – theksoi Arianit Xhaferi nga “Eco-Guerrila”.

    Deponitë e egra dhe mbeturinat voluminoze, sipas ekspertëve janë një ndër faktorët për ndotjen e ajrit. Përndryshe, sipas një hulumtimi të fundit nga IShP-ja, 20% e vdekjeve në vend vijnë si pasojë e ajrit të ndotur.

    Me këtë kontribut TVM2 i bashkohet nismës për rritjen e transparencës së institucioneve që Instituti për Studime të Komunikimit zbaton në bashkëpunim me mediat në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike.(TVM2)

    Aktuale
    Previous ArticleAvokati i Milan Radojiçiq refuzon kërkesën e PE-së për ekstradimin e tij
    Next Article Bekteshi: Qeveria ka marrë masa për të luftuar krizën energjetike dhe inflacionin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.