Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski – Sholc: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane
    MAQEDONI

    Kovaçevski – Sholc: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane

    17/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Tiranë, Shqipëri, pas përfundimit të seancave të djeshme të punës të Samitit, pati një takim me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc.

    Në takim ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, u bisedua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në rajon, ndërsa Kryeministri Kovacevski e informoi kancelarin Sholc për zhvillimet politike në vend lidhur me bisedimet aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

    Nga kancelari gjerman Olaf Sholc, dhe nga RF e Gjermanisë, Maqedonia e Veriut mori edhe një herë inkurajim dhe mbështetje të fuqishme për realizimin e hapit të ardhshëm në rrugën e planifikuar drejt anëtarësimit në BE – marrjen e vendimeve të rëndësishme që kemi përpara. Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e procesit të integrimit evropian u mirëpritën dhe u vlerësuan si hap pozitiv dhe progres në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane dhe që vendi të arrijë një konsensus për çështjet strategjike që janë në interes të qytetarëve.

    Kryeministri Kovaçevski theksoi se ne nuk duhet ta humbim këtë shans unik që e kemi dhe duhet ta japim votën tonë për Evropën. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për integrim, jo izolim dhe se vota në Kuvend për ndryshimet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

    Bashkëbiseduesit u pajtuan se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe stabilitetin ekonomik të të gjithë rajonit. Aderimi dhe përfundimisht anëtarësimi në BE do të thotë zhvillim ekonomik dhe social, drejtësi sociale, demokraci supreme, sundim funksional të së drejtës, si dhe një standard të përgjithshëm të përmirësimit të jetesës.

    Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania si një nga aleatët tanë më të ngushtë, si në procesin e bisedimeve për anëtarësim, ashtu edhe përmes procesit të Berlinit si katalizator për bashkëpunimin rajonal, qëllimi i të cilit është lidhja e vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella të bazuara në vlerat evropiane. Liderët diskutuan edhe për përfitimet specifike të procesit të Berlinit, përmes të cilit do të vazhdohet niveli i bashkëpunimit politik, i cili për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin paraqet një element shumë domethënës në rrugën drejt eurointegrimeve.

    Kryeministri Kovaçevski dhe kancelari Sholc diskutuan edhe për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjermania mbetet një nga partnerët më të përkushtuar dhe një vend që ofron mbështetje të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

    Previous ArticleVra*ja e dy tifozë nordikë në Bruksel, Suedia nuk pranon të luajë në pjesën e dytë – SHTYHET NDESHJA
    Next Article Jennifer Lopez shfaqet publikisht me vajzën e saj Emme

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.