Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Pendarovski: Jemi ende larg arritjes së barazisë së plotë të gruas rurale
    MAQEDONI

    Pendarovski: Jemi ende larg arritjes së barazisë së plotë të gruas rurale

    15/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Gratë rurale janë shtyllë e ekonomisë lokale, duke kontribuar si fermere, punëtore sezonale dhe si ndërmarrëse, porositi presidenti Stevo Pendarovski në ngjarjen e sotme në Krushevë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të Mjedisit Rural.

    Siç informojnë nga kabineti  i tij, Pendarovski ka theksuar se në realitet ende jemi larg arritjes së barazisë së plotë të gruas rurale në çdo nivel në shtet.

    “Padyshim,  kemi një punë të madhe përpara që të mundësojmë pavarësi ekonomike dhe integrimin social të gruas rurale. Në këtë rast,  kusht i domosdoshëm është mbështetja e lidershipit të grave dhe të organizatave që merren me këtë problematikë. Zëri i gruas rurale, nevojat e saj dhe problemet me të cilat përballet duhet të dëgjohet, por edhe të zgjidhen. Mbështetja e kësaj kategorie të grave nuk duhet të jetë deklarative dhe e qëllimshme, siç është më shpesh, dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare, por thelbësore dhe e përditshme”, deklaroi shefi i shtetit.

    Vlerësoi se nevojitet angazhimi i të gjithë palëve të prekura, si dhe një partneritet funksional ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për përfshirjen e grave rurale në procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet, me çfarë  edhe vetë të bëhen krijuese të politikave dhe politikave dhe nismave për përmirësimin e  pozicionit të tyre.

    Njëherit theksoi se është thelbësore edhe tejkalimi i stereotipeve dhe të vlerësimi tradicional për vendin dhe për rolin e gruas në komunitet dhe në shoqëri, që është më i theksuar pikërisht në zonat rurale.

    Kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska, tha se gratë nga mjediset rurale ballafaqohen me një sërë sfidash si përjashtimi social, papunësia, diskriminimi gjinor, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe resurseve, dominimi i normave tradicionale, privimi nga pronësia e tokës bujqësore dhe pronës, heqja e së drejtës për leje prindërore me pagesë, qasje të kufizuara dhe ofrimi i arsimit, informacioneve, mbrojtjes shëndetësore dhe shërbimeve të tjera publike dhe sociale.

    Në ngjarje janë analizuar mënyrat si të inkurajohen gratë që të kenë një rol kyç në sigurimin e ushqimit përmes qëndrueshmërisë së familjeve rurale dhe ekonomive bujqësore, por edhe si të përmirësohet pozita sociale dhe ekonomike e grave nga mjediset rurale.

    Në ngjarje mori pjesë edhe aplikuesja e parë e Programit të amësisë, Guste Zllatkova, blegtorja e deleve dhe prodhuese e djathit dhe theksoi se ky program është vërtet i rëndësishëm për fermeret e regjistruara.

    Suedia, siç theksoi ambasadorja Ami Larson Xhein, ka qenë një mbështetëse shumëvjeçare e grave rurale në vend.

    Në video fjalim ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë  së Ujërave, Lupço Nikollovski, ndërkaq,  e theksoi përkushtimin e përgjithshëm të Qeverisë për zhvillimin e bujqësisë me theks të veçantë për gruan rurale.

    Natasha Dimeska, shefja e kabinetit të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, shfaqi shpresë se vitin e ardhshëm do të ketë edhe shumë foshnja, përmes programeve që do t’i inkurajojnë këto gra që t’i realizojnë të drejtat e tyre.

    Në ngjarje u ndanë edhe certifikata për mirënjohjeje për gratë dhe shoqatat civile të suksesshme të që punojnë për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të grave në zonat rurale.

    Aktuale
    Previous ArticleÇfarë është Lëvizja Besa në Maqedoni?
    Next Article Procesi i Berlinit dhe integrimi në BE, Bushati: Tani, një mundësi e artë për vendet e Ballkanit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.