Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Projektet infrastrukturore dhe tranzicioni energjetik në fokus të takimeve të ministrit Besimi me përfaqësues të BERZH-it dhe IFC-së
    MAQEDONI

    Projektet infrastrukturore dhe tranzicioni energjetik në fokus të takimeve të ministrit Besimi me përfaqësues të BERZH-it dhe IFC-së

    14/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Interesimi për përkrahjen e ciklit të investimeve që ka nisur Qeveria me projekte të mëdha strategjike në infrastrukturën e transportit dhe sektorin energjetik është shprehur në takimet e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me përfaqësuesit e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare – IFC.

    “Në takimin e ministrit me nënkryetarin e parë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jürgen Rigterink, u theksua se BERZH-i është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në vendin tonë, që merr pjesë në sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve publike dhe përkrah fuqishëm zbatimin e axhendës së reformave evropiane të vendit”, kumtoi sot Ministria e Financave.

    Ministri Besimi në këtë takim shprehu mirënjohje për përkrahjen nga kjo bankë, e cila merr pjesë në sigurimin e mjeteve financiare për projektin mbi ndërtimin e aksit të fundit të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Bullgarisë, ndërtimin e vendkalimit të përbashkët kufitar në Tabanocë drejt Republikës së Serbisë, si dhe interkonektorin e gazit me Greqinë. Ky institucion financiar ndërkombëtar do të jetë partneri ynë i rëndësishëm në procesin e tranzicionit energjetik në energjinë e gjelbër, me ç’rast vendi do të ketë qasje në 85 milionë dollarë për realizimin e këtij lloji të projekteve.

    Fokusi i takimit të ministrit Besimi me nënkryetarin rajonal të Korporatës Financiare Ndërkombëtare – IFC, Alfonso Garcia Mora, ishte përkrahja e projekteve lidhur me tranzicionin energjetik në vend drejt projekteve të gjelbra energjetike.

    Në takim u bisedua për financimin e projekteve nga sektori energjetik, veçanërisht në shfrytëzimin e burimeve energjetike të ripërtërishme, zbatimin e procesit të dekarbonizimit, si dhe zgjerimin e rrjetet energjetike.

    Ministri në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marok, pati takim edhe me investitorët e Bankës Amerikane, ku u prezantuan politikat makroekonomike të vendit, si dhe me Agjencinë e Zhvillimit Ndërkombëtar – IDA, pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i 56-të anëtar donator në IDA, ku në këtë takim iu shpreh mirënjohje ministrit Besimi.

    Besimi gjatë pjesëmarrjes në Takimet Vjetore të FMN-së dhe BB-së, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe të Bankës Botërore, ku është shprehur konfirmimi dhe përkrahja e politikave që po zbaton vendi.

    Nga Ministria e Financave informojnë se në takimet me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Lee, drejtorin e FMN-së për Europën, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers, si dhe me drejtorin ekzekutiv alternativ, Luc Dresse, u potencua se vendi po zhvillon politika të mirëfillta makroekonomike dhe se ato krijojnë bazë solide për rritjen e potencialit të rritjes ekonomike.

    “Në takimet me Bankën Botërore u theksua se vendi ka pasur një partneritet jashtëzakonisht të rëndësishëm në 30 vitet e fundit dhe se vazhdon me programin e ri pesëvjeçar që synon vazhdimin e procesit të reformës në rrugën drejt qasjes së anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rritjes së qëndrueshme, rezistente dhe të gjelbër. Programi dhe përkrahja për politikat zhvillimore prej rreth 100 milionë eurove, që priten deri në fund të vitit, janë konfirmim i politikave dhe përpjekjeve të Qeverisë për konsolidim fiskal”, informon Ministria e Financave.

    Previous ArticleArtan Grubi priti Taulant Seferin: Suksesi i kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit!
    Next Article Pendarovski: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim politik konkret

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.