Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ambasadori austriak Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar në BE
    MAQEDONI

    Ambasadori austriak Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar në BE

    13/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Nuk ka kuptim që të pritet çdo paragraf, aspekt ose çfarëdo lloj detyrimi tjetër të përmbushet që të themi tani mund të bëheni anëtare e BE-së. Shumë më mirë është që t’i përfshijmë partnerët tanë aty ku kontribuojnë tashmë në mënyrë efikase, marrin pjesë dhe në atë mënyrë t’i gëzojnë benefitet e BE-së. Domethënë bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 për disa është shumë herët, ndërsa për disa mund të jetë edhe shumë vonë. Por, me rëndësi është që të kemi parasysh se ku shkojmë, të vazhdojmë dhe të shpejtojmë, thotë në një intervistë për Racin.mk ambasadori i Austrisë në Shkup, Martin Pamer.

    Ambasadori Pamer zbulon më shumë hollësi rreth dokumentit “Përshpejtimi i integrimit gradual për Ballkanin Perëndimor” që ia dorëzoi javën e kaluar zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq. Nonpejperi, i cili iu dorëzua në emër të Austrisë përfaqësuesve dhe institucioneve më të larta të BE-së, përkoi me samitin joformal të BE-së në Granadë, në të cilin zgjerimi ishte një nga dy temat qendrore së bashku me politikën e migrantëve, rekomandon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pra për anëtarësimin gradual.

    “Ta them më thjeshtë, kjo nënkupton tu mundësojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, gjegjësisht Maqedonisë së Veriut, të marrë pjesë me përfshirje më të madhe dhe në disa programe dhe forume të BE-së, aty ku mund të marrë pjesë dhe ku ka kuptim. Kjo në praktikë nënkupton që të përmirësohet procesi i integrimit evropian”, thekson Pamer.

    Ai thekson se “deri më tani procesi bazohej në përmbushje të detyrimeve nga një kapitull në kapitull tjetër i cili ishte kryesisht i ngadalshëm me rezultate të vogla nga aspekti i këndvështrimit të qytetarëve”.

    “Tani duam ta përshpejtojmë atë proces. Pse? Sepse tani flasim për komplet situatë të ndryshuar gjeostrategjike në Evropë, por më së shumti edhe për shkak të asaj që partnerët tanë në rajon, më saktë Republika e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jenë pjesë e BE-së”, potencoi Pamer.

    Ambasadori i Austrisë në vend pajtohet se dokumenti i cili rekomandon përshpejtim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut lidhet me paralajmërimin për zgjerimin e ri të BE-së në vitin 2030.

    “Është e nevojshme të caktohet një datë që të merret një perspektivë e caktuar sepse procesi tashmë është shumë i gjatë dhe nga pikëpamja strategjike është e nevojshme të përshpejtohet procesi. Nuk ka kuptim të presësh që të përmbushet çdo paragraf, aspekt apo ndonjë detyrim tjetër për të thënë se tani mund të bëhesh anëtar i BE-së. Është shumë më mirë të përfshijmë partnerët tanë aty ku ata tashmë po kontribuojnë efektivisht, marrin pjesë dhe gëzojnë kështu përfitimet e BE-së. Pra, bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 është shumë herët për disa vende, dhe për të tjerët mund të jetë tepër vonë. Por është e rëndësishme të kemi parasysh se ku po shkojmë, të vazhdojmë dhe të përshpejtojmë”, thotë ambasadori Pamer.

    Ai vlerëson se ky proces nuk guxon të zvarritet dhe se kjo ka të bëjë edhe për vendin edhe për BE-në.

    “Ne e dimë shumë mirë se për çdo vend të rajonit, zvarritja e procesit të integrimit evropian do të thotë probleme. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ndryshimet kushtetuese janë çështje thelbësore. Nga një këndvështrim i gjerë, kjo çështje është çështje e brendshme që duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Është shumë më mirë që kjo punëtë përfundojë tani sesa ta shtyjmë”, ka theksuar në një intervistë për Racin.mk ambasadori i Austrisë, Martin Pamer.

    Aktuale
    Previous ArticleStrijat: çfarë janë, si shkaktohen dhe si trajtohen
    Next Article India evakuon qytetarët e tij nga Izraeli pas luftës me Hamasin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.