Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot në Kuvend për marrëdhëniet e tij me liderët e Kosovës, duke theksuar se me kryeministrin aktual Albin Kurti ka divergjenca botëkuptimore, por e ka mik më shumë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Rama ka kritikuar ashpër “tollovin gërmash dhe gërgërrmash shqip” që sipas tij i bën dëm dinjitetit të Kosovës dhe procesit të shtetnjohjes së saj. Ai ka thënë se nuk ka pasur kurrë asnjë problem personal me Kurtin, por ka një vizion tjetër për arritjen e qëllimit të përbashkët kombëtar. Rama ka shtuar se marrëdhënia miqësore me Kurtin nuk e pengon të shpreh divergjencat e tij si kryeministër i Shqipërisë. (politiko.makdomen.net)
Previous ArticleBekteshi: Me ligjin e ri, çmimet e produkteve do të ulen!
Next Article Kim Kardashian reagon ndaj luftës Izrael-Palestinë